Lidhje

Tiranë: Deklaratë e përbashkët qeveri - opozitë për integrimin europian


Qeveria dhe opozita nënshkruan një deklaratë të përbashkët në fund të takimit të 12-të të Komitetit të Stabilim - Asociimit me Bashkimin Europian.

Të dyja palët së bashku kërkuan hapjen e negociatave dhe caktimin e një date nisje për to.

Përfaqësuesit socialistë dhe demokratë u shprehën optimistë për integrimin europian të vendit.
Në deklaratën e përbashkët u përfshinë disa nga shqetësimet e opozitës, si shitblerja e votes dhe hetimi i politikanëve të lartë.

Përfaqësuesja e Parlamentit Europian, Monica Macovei, tha se interesi kombëtar i integrimit është shumë herë më i rëndëishëm se interesat e pjesshme të partive poltike.

“Partitë mund të luftojnë në kohë tjetër, por jo kur është fjala për t’u integruar në BE dhe në çaste të tjera historike për vendin të ngjashme me interes të madh kombëtar. Falenderoj opozitën, socialistët dhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë marrëveshje. Unë besoj fort se Komisioni Europian do të japë rekomandimin për të hapur negociatat BE-ja dhe Shqipëria, dhe pastaj do të presim e do të lobojmë që çdo shtet antar të votojë për ecurinë drejt antarësismit të plotë. Çelja e negociatave për shqipërinë do të thotë progres për vendin, sepse do të hapen gjithë kapitujt për tregtinë, për drejtësinë, për konkurresnëcë, ër të drejtat e njeriut. Ligjet dhe jeta e shqiptarëve do të ndryshojë. Hapja e negociatave do të sjellë më shumë investime të huaja, sepse do të rritet besimi te vendi juaj dhe flasim për investime të mëdha. Besimi tek vendi juaj do të rritet në shumë fusha, e sidomos në atë ekonomik, sepse e di që ka varfëri në vend dhe shpresoj që ky të jetë një shans për të ndaluar largimin e njerëzve nga vendi” - tha zonja Macovei.

Më herët u diskutua për luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimet ndaj politikanave të lartë. Zoti Balla nga PS tha që palët nuk duhet të ushtrojnë presion ndaj prokurorisë, se kur heton një politikan ajo është e motivuar apo e kapur politikisht.

“E nxitim drejtësinë që të ecë përpara dhe pa asnjë presion në hetimet për politikanët e korruptuar dhe kriminalietin” - tha ai.

Takimi i 12-të i Këshillit të Stabilzim Asociimit u zhvillua sot në mjediset e parlamentit në Tiranë për të diskutuar edhe mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR-it mbi proceset zgjedhore.

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, deputeti i Partisë Demokratike të opozitës, Oerd Bylykbashi tha se problemi kryesor i Shqipërisë sot është shitblerja e votave.

“Burimi kryesor për blerjen e votave janë paratë që vijnë nga droga dhe korrupsioni qeveritar. Raporti i OSBE/ ODIHR përmendi shpesh herë dukurinë e blerjes së votave dhe shmangien e kësaj dukurie e kishte rekomandim kryesor” - tha zoti Bylykbashi.

Megjithatë, ai theksoi se mirëkuptimi për reformën është jetik për suksesin e saj.

Përfaqësuesja e Parlamentit Europian, Monica Macovei, tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të nevojshme dhe duhen kryer para zgjedhjeve.

Sipas saj, “bashkëpunimi duhet të vijë nga të gjithë palët dhe rekomandimet duhen përmbushur. Pavarësisht se kush është në maxhorancë apo në opozitë, të gjithë duhet t’i shërbejnë vendit dhe duhet të kuptojnë që korrupsioni çon në varfëri” - tha zonja Macovei në këtë takim me politikanët shqiptarë.

Përfaqësues të Partisë Socialiste pohuan në takim se zgjedhjet e fundit ishin më të mirat në 27 vite, ndonëse nuk ishin pefekte.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se zgjedhjet ishin më të çliruara nga pesha e traditës negative të zgjedhjeve.

“SHBA dhe BE meritojnë mirënjohje për marrëveshjen e 18 majit dhe për qeverinë teknike. Falë asaj marrëveshje, patëm zgjedhjet më të qeta dhe më të patrazuara se kurrë më parë, qoftë nga retorika, qoftë nga ndikimi I partive” - tha zoti Shalsi.

Ai theksoi se janë të gjitha mundësitë për të përmirësuar proceset zgjedhore dhe për këtë janë gati detrat dhe rekomandimet e OSBE-së.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG