Lidhje

Tiranë: Reporteri gjerman Frei kërkoi nga drejtësia shqiptare të kapë peshqit e mëdhenj të krimit


Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe Europën në Bundestag-un gjerman deputeti Thorsten Frei vizitoi sot Shqipërinë.

Reporteri gjerman Frei kërkoi nga drejtësia shqiptare të kapë peshqit e mëdhenj të krimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:29 0:00

Kjo vizitë ishte në vazhdën e monitorimit të gjendjes këtu në prag të rekomandimeve që Komisioni Europian pritet të japë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Raportuesi Frei shprehu kritika para shtypit për një seri çështjesh që shqetësojnë opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar mbi përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga Komisioni Europian, në krye të të cilave është lufta kundër krimit të organizuar.

“Mungojnë proceset ndaj peshqit e mëdhenj të krimit dhe drogës. Europa kërkon prova të forta se Shqipëria po e lufton vërtet krimin dhe korrupsionin. Ende nuk po kapet ndonjë peshk i madh, për të treguar vendosmërinë e institucioneve në goditjen e krimit” - tha ai.

Reporteri Frei tha se Shqipëria ka përpara 5 detyra kryesore para se të fillojnë negociatat për antarësim.

Grupi parlamentar CDU-CSU duhet të marrë një vendim cfarë u bë me 5 pikat, por ne kemi shtuar dy pika të tjera: dekriminalizimi i politikës dhe reformën e qëndrueshme zgjedhore.

Sipas tij, pika më e rëndësishme është reforma në drejtësi dhe vettingu, por vend kryesor zë lufta ndaj krimit, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike.

“Vërtet ka një rënie të kultivimit të bimëve narkotike, por trafikimi dhe shitja vazhdojnë të jenë problem i madh, si thotë policia italiane. Duhet vërejtur me kujdes nëse kjo rënie e kultivimit ka ardhur nga aksionet e policisë, apo thjesht se ka mbiprodhim nga vitet e mëparshme” - tha ai.

Reporteri gjerman Frei tha se “imuniteti i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri duhej hequr në parlament pa shumë diskutime të mëdha”, dhe nuk ka arsye pse duhet të mbrohen disa persona nga politika, sepse para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe nuk merr vendime politika, por është çështje e organeve gjyqësore.

“Rast i ish-ministrit Tahiri - tha reporteri gjerman - ka vërtet me rëndësi për të parë se sa është gati Shqipëria të trajtojë tema të tilla me peshë nga politika, dhe si do të vazhdojë më tej në këtë rrugë”.

E rëndësishme që të rinjtë të mos largohen nga vendi dhe të shohin perspektivë në këtë vend, tha zoti Frei.

Vlerësimet e tij janë të rëndësishme sepse ndryshe nga shtetet e tjera antare të BE-së ku vendimin për hapje negociatash me antarë të rinj e marrin qeveritë, në Gjermani këtë vendim e merr parlamenti, i cili ngarkon deputetë të vet si raportues në këto raste.

Shqipëria duhet të ketë mundësi të tërheqë investime të huaja, të forcojë ekonominë, të ulë nivelin e papunësisë, të forcojë aftësitë konkurruese të ekonomisë, tha ai.

Duhet rritur përqindja që zë industria në ekonominë shqiptare, sepse të gjitha këto, tha zoti Frei, janë të rëndësishme për antarësim në BE.

“Politikanët duhet të diskutojnë për tema themelore dhe jo të merren për individë. Reforma zgjedhore është po ashtu një nga 5 pikat kyçe për fillimin e negociatave. Pranimi i zgjedhjeve duhet të jetë më i mirë. Reforma zgjedhore është në rekomandimet e OSBE. Vitin tjetër ka zgjedhje vendore dhe rekomandimet duhet të zbatohen shpejt, që të rritet besueshmëria e zgjedhjeve” - tha zoti Frei.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG