Lidhje

Agjencitë e zbulimit, takim me zyrtarët e shteteve amerikane


Dan Coats, Drejtor i Zbulimit Kombëtar të SHBA

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar tha se përfaqësuesit e agjencive amerikane të zbulimit do të takohen me zyrtarët e shteteve amerikane sot dhe të hënën për një seancë sekrete informimi mbi sigurinë e zgjedhjeve. Në nëntor të këtij viti në Shtetet e Bashkuara do të mbahen zgjedhjet për kongresin, për të cilat drejtuesit e agjencive amerikane të zbulimit kanë paralajmëruar se mund të ndeshen me sulme kibernetike.

Takimi vjen vetëm dy ditë pasi shefi i Zbulimi Kombëtar i tha Kongresit se Shtetet e Bashkuara po sulmohen nga subjekte që përdorin internetin për të ndikuar në çdo ngjarje të madhe në vend.

"Disa prej këtyre aktorëve, përfshirë Rusinë, ka të ngjarë të ndërmarrin sulme kibernetike edhe më agresive me qëllim degradimin e vlerave tona demokratike dhe dobësimin e aleancave tona. Operacionet kibernetike këmbëngulëse dhe shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë evropianë do të vazhdojnë ", tha Dan Coats, Drejtor i Zbulimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Takimi informues me zyrtarët e shteteve pritet të përqëndrohet në rritjen e ndërgjegjësimit për qëllimet dhe aftësitë e armiqve të huaj të Shteteve të Bashkuara.

Takimi dy-ditor vjen në një kohë kur një prokuror i posaçëmpo heton në mënyrë të pavarur ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe kur zyrtarët e zgjedhjeve në shtete po përgatiten për zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG