Lidhje

Florida nderon viktimat e shkollës Parkland


Sulmi i së mërkurës në një shkollë në Parkland të Floridës ka rikthyer përsëri debatet për kontrollin e armëve, veçanërisht të atyre gjysëm-automatike si ajo e përdorur në sulmin e fundit. Këto thirrje ishin të dukshme në ceremoninë e zhvilluar dje për nder të 17 viktimave.

Më shumë se 1,000 vetë që morën pjesë në ceremoninë e mbrëmshme për viktimat e sulmit në Parkland filluan të thërrisnin spontanisht “jo më armë”.

Ceremonia u zhvillua në afërsi të shkollës së mesme Marjory Stoneman Douglas, ku viktimat - 14 nxënës dhe tre mësues – humbën jetën.

Njerëzit ishin veshur me ngjyrat e kuqe të shkollës, disa me lule në duar, ndërsa të tjerë me pankarta ku kërkohej veprim për të luftuar dhunën në shkolla si dhe për kontrollin e armëve.

Autoritetet kanë akuzuar 19 vjeçarin Nikolas Cruz për sulmin ndaj nxënësve dhe mësuesve në shkollën e mesme të Floridas nga e cila ai ishte përjashtuar për arsye disiplinore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG