Lidhje

Tirana uron 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Tirana
Tirana

Zyrtarë të lartë shtetërorë dhe politikë të Shqipërisë po urojnë popullin dhe autoritetet e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta uroi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me përshëndetjet më të ngrohta e vëllazërore.

“Në këtë dekadë të parë si shtet i pavarur dhe sovran, ndajmë me ju krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm, që Kosova ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të saj dinjitoz në botë” – shënoi zoti Meta.

Ai theksoi se marrëdhëniet ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, janë konsoliduar në rrugën e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve strategjikë.

“Vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin e Kosovës do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë” - tha zoti Meta.

Ai shtiu institucionet e Shqipërisë do të jenë mbështetës të ndërmarrjeve të guximshme të Kosovës për fuqizimin e institucioneve, demokracisë dhe ligjit në Kosovë, dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të opoziës, Lulzim Basha, uroi popullin e Kosovës për 10-vjetorin pavarësisë, si “një ditë e madhe për gjithë shqiptarët”.

“Përulemi para veprës së Ibrahim Rugovës, Adem Jasharit dhe mijëra bijave e bijve të Kosovës dhe mbarë kombit që luftuan dhe sakrifikuan për këtë ditë të madhe” – shënoi zoti Basha.

Ai shtoi se për dhjetë u provua që pavarësia e Kosovës ishte drejtësi njerëzore e historike dhe burim paqeje, zhvillimi dhe europianizimi për Ballkanin.

Qeveria e Tiranës ka organizuar disa mbledhje të përbashkëta me atë të Kosovës, ndërsa sot po merr pjesë në festimet e Prishtinës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG