Lidhje

Oxfam, 26 raste të reja për sjellje të keqe seksuale


Shefi ekzekutiv i organizatës bamirëse britanike Oxfam tha të martën se po zhvillohen hetime për 26 raste të reja për sjellje të keqe seksuale.

Mark Goldring i tha një komisioni parlamentar në Londër se rastet e reja kanë lidhje me operacionin ndërkombëtar të bamirësisë.

Zoti Goldring i bëri komentet pasi ligjvënësit e pyetën atë në lidhje me pretendimet për përdorimin e prostitutave në Haiti në vitin 2011, gjatë një operacioni ndihme që pasoi tërmetin shkatërrues që goditi vendin.

Në një raport të Oxfam-it të lëshuar dje që lidhej me sjelljen e punonjësve të ndihmës dërguar në Haiti, thuhej se shtatë persona janë akuzuar për përdorimin e prostitutave në një shtëpi të financuar nga Oxfami, tre prej të cilëve kanë kërcënuar fizikisht një dëshmitar në hetime.

Ndërkohë katër anëtarë të stafit janë shkarkuar për sjellje të pahijshme, ndërsa janë pranuar dorëheqjet e tre të tjerëve përfshi drejtorin për Haitin, Roland Van Hauwermeiren.

Zoti Goldring u kërkoi ndjesë ligjvënësve në emër të Oxfam-it dhe tha se organizata do të nisë hetimet mbi abuzimet në sektorin e ndihmës së huaj

Dyshimet për sjellje të keqe seksuale kanë tronditur sektorin e ndihmës, duke bërë që Britania dhe Bashkimi Europian të rishikojnë fondet për Oxfam-in, një nga organizatat bamirëse më të mëdha në botë për lehtësimin e fatkeqësive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG