Lidhje

Kalimi i lumit Rio Grande për një jetë të re pa dokumente


落日下的德克萨斯州里奥格兰德河
落日下的德克萨斯州里奥格兰德河

Ndërsa Kongresi amerikan vazhdon të financojë një mur ndarës mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, një barrierë ndarëse e vitit 2010 që ndan qytetin El Paso në Teksas me qytetin meksikan Juarez, e ka bërë edhe më të vështrië që emigrantët e paligjshëm të futen në territorin amerikan. Kur Jesus (Hezus Sançez) Sanchez erdhi në Amerikë pothuajse 30 vjet më parë, ishte vetëm kalimi i lumit Rio Grande. Siç na njeh materiali në vazhdim, Sanchez ka jetuar në Amerikë që nga ajo kohë dhe pjesën dërrmuese të kohës ka qënë pa dokumente.

El Paso në Teksas është pika e dytë më e ngarkuar kufitare me Meksikën. Ndonëse trafiku krijohet kryesisht nga banorët e periferisë, brenda tyre gjendet edhe një rrymë e atyre pa dokumente. Ata futen në El Paso në rrugë të fshehta.

Jesus Sanchez erdhi në moshë të mitur, duke lënë pas prindërit përtej kufirit që formon lumi Rio Grande.

“Ecëm. Atë ditë lumi nuk ishte shumë i fryrë, arrinte deri mbi gju. Duhet të shikosh për rojet e kufirit. Po të vunë re duhet të vraposh. Ishte errësirë kur kaluam, rreth orës 4 të mëngjesit.”

Megjithëse ka jetuar në Amerikë për afro 30 vjet, Sanchez ende nuk ka status ligjor, ndërsa fëmijët e tij kanë. Njëri prej tyre është biokimist. Sanchez qesh kur tregon për djalin tjetër.

“Ai po aplikon për një punë të re. Dhe po kërkon të bëhet roje kufitare.”

Sanchez ka patur viza të ndryshme me afat të shkurtër. Ai ka qene pa dokumenta që nga viti 2010. Tani i sponsorizuar nga djali i madh, ai pret të pajiset me kartën jeshile muajin që vjen.

“Jeta ime dhe gjithçka është këtu falë Shteteve të Bashkuara. Jam shumë mirënjohës. Por do më pëlqente të jem këtu me dokumente.”

Të kalosh në El Paso tani është më e vështirë se sa ishte në kohën kur u fut Sanchez. Një barrierë 211 kilometra përgjatë kufirit të qytetit përfundoi në vitin 2010. Para barrierës, kishte 122 mijë kalime të paligjshme, ndërsa një vit më parë rreth 25 mijë kalime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG