Ndihmës administratori i agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar, në zyrën për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, tha se përparimi i Kosovës në partneritet me Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë të pashmangshëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Zoti Bierman, i cili qëndroi në Kosovë me rastin e dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj, i tha Zërit të Amerikës se agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në fushat që kërkojnë reforma në rrugëtimin e saj drejt integrimeve. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Embed
share
The code has been copied to your clipboard.
The URL has been copied to your clipboard
No media source currently available
Direct link