Lidhje

Propozime për heqjen e kufizimit të mandatit të presidentit në Kinë


Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës propozoi heqjen e kufizimit të mandatit për presidentin dhe nënpresidentin e vendit në kushtetutë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Kushtetuta e tanishme thotë se presidenti dhe nënpresidenti duhet të shërbejnë jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme pesë vjeçare.

Ndryshimi do të lejonte presidentin kinez Xi Jinping të qëndrojë në detyrë përtej vitit 2023. Ai ka qenë president qysh në vitin 2013.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG