Lidhje

Tiranë: Varfëria, temë e polemikave partiake


Tiranë: Varfëria, temë e polemikave partiake
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Në Tiranë, partitë kryesore politike po debatojnë mbi varfërinë dhe ndryshimin e skemës së ndihmave ekonomike.

Opozita akuzoi qeverinë se ndërpreu fondet e mbijetesës së mijëra familjeve të varfëra në mes të dimrit, dhe i la pa mbrojtje e pa punë.

Por qeveria pohoi se shkurtimi i listave u bë prej abuzimeve të shumta, që u zbuluan në to nga qeveria e mëparshme.

Tiranë: Varfëria, temë e polemikave partiake
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Qeveria dhe opozita po shkëmbejnë akuza lidhur me nivelin e varfërisë në vend dhe ndihmës sociale për disa dhjetëra mijë familje.

Opozita deklaroi se qeveria ka përjashutar nga lista e ndihmës ekonomike rreth 20 mijë familje të varfëra, duke i quajtur ato abuzues.

Opozita tha se mijëra familjeve iu ndërpre ndihma ekonomike në mes të dimrit, duke I fyer si dembelë dhe abuzues, por e vërteta është se kria ekonomike po thellohet bashkë me rritjen e taksave dhe përkesësimin e klimës së biznesit.

Sipas kryetarit të PD-së Lulzim Basha, qeveria Rama nuk po hap vende të reja pune dhe se vendet e punës po mbyllen çdo ditë.

Ai bëri thirrje për protesta që të ndalë këto farsa qeveritare.

Por kryeministri Edi Rama vizitoi një fmije të varfër, ku tha se shumë njerëz kanë abuzuar me ndihmën ekonomike qysh nga mandati qeverisës I partisë demokratike, dhe se ata që janë hequr gabimisht do të kthehen në lista, por kryesorja është që njerëzit të kërkojnë punë dhe jo ndihma ekonomike.

Skema e re e ndihmës ekonomike përfshin 15 mijë familje, që përfitojnë ndihmë të plotë, nga të cilat mbi 7 familje janë përfituese për herë të parë.

Zyrtarët thanë se skema e re u pastrua nga përfituesit abuzivë dhe tani familjet në nevojë nuk trajtohen më me kuotë të pjesshme deri në 10 dollarë, por marrin ndihmë të plotë dhe kompensime deri në 90 dollarë, si dhe lehtësira për faturat e energjisë elektrike dhe për librat shkollorë të fëmijëve.

Por opozita thotë se shifrat e fundit të qeverisë janë spekullime propagandistike.

Sipas drejtuesve të saj, vetëm udhëtimet e qeveritarëve nga një qytet në tjetrin janë të barabarta me fondet e ndihmës sociale, që iu prenë familjeve në nevojë.

Ata pohuan se është e papranueshme që në listat e varfërisë gjenden afro 19 mijë abuzues, por abuzimet i bën vetë qeveria, e cila nuk po hap vende pune, por mendon vetëm për rryshfetet e saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG