Lidhje

Homazhe për evangjelistin e krishterë amerikan Billy Graham


Sot në ndërtesën e Kapitolit po zhvillohen homazhe për evangjelistin e krishterë amerikan Billy Graham, që ka predikuar për miliona njerëz në mbarë botën. Ai vdiq disa ditë më parë në moshën 99 vjeçare.

Në respekt të Billy Grahamit, të njohur si “pastori i Amerikës”, në ceremoni morën pjesë Presidenti Trump me Zonjën e Parë Melania Trump, si dhe anëtarë të Kongresit amerikan.

Ish presidentët Bill Clinton dhe George W. Bush zhvilluan këtë javë homazhe në shtëpinë e fëmijërisë së Billy Grahamit, në Karolinën e Veriut.

Udhëheqësi ungjillor ka këshilluar figurat më të fuqishme e më të njohura të shekullit të 20-të, përfshirë çdo president amerikan nga Harry Truman tek Barack Obama.

Sipas ekspertëve të fesë, Billy Graham ishte një udhëheqës karizmatik, një nga pak evangjelistët amerikanë që e përçonte mesazhin te masat e mëdha të njerëzve, pa marrë parasysh bindjet fetare.

Funerali i Billy Grahamit do të zhvillohet të premten në Charlotte të Karolinës së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG