Lidhje

Një operacion i policisë italiane çoi në arrestimin e të paktën 25 personave


Në Itali një operacion i policisë çoi në arrestimin e të paktën 25 personave, mes të cilëve dhe tre shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë importuar nga Shqipëria të paktën 5 tonë marijuanë.

Operacioni u shtri në disa qytete të Italisë. Mes të arrestuarve pati edhe drejtuesë të familjeve të lidhura me “Ndranghetta-n”. Sasitë e mëdha të marijuanës që grupet italiane kishin mundur të fusnin në territorin e tyre I përkasin periudhës së vjeshtës së vitit 2016. Një pjesë e mirë e drogës ishte sekuestruar nga autoritetet italiane në periudha të ndryshme.

Ndërkohë në Shqipëri policia njoftoi goditjen e një grupi në Sarandë, i cili dyshohet se transportonte marijuanë drejt Greqisë. Të paktën 12 persona u arrestuan ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një ditë më parë në Durrës, autoritetet shqiptare zbuluan 613 kilogram kokainë, me një vlerë rreth 180 milion euro, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë. Droga vinte nga Kolumbia, me një anije që transportonte banane, dhe ishte fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë. Dy persona u arrestuan, ndërsa pronari i firmës që kishte porositur ngarkesën me banane është në kërkim. Hetimet për këtë rast vazhdojnë dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrihet të zbulohen ata që qëndrojnë pas këtij trafiku me përmasa të mëdha

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG