Lidhje

Tiranë: Vazhdojnë protestat për mjedisin


Veprimtarët e mjedisit zhvilluan të dielën në Tiranë një tjetër tubim proteste kundër ndërtimeve të ndryshme në zona të mbrojtura turistike.
Protestat e tyre janë bërë tashmë një pamje e zakonshme në shëtitoren Dëshmorët e Kombit, por zyrtarët nuk reagojnë për kërkesat e tyre.

Tiranë: Vazhdojnë protestat për mjedisin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:28 0:00

Disa organizata të shoqërisë civile dhe lidhja Aktivistët Atdhetarë organizuan sot një marshim nga Sheshi Skënderbej deri te Kryeministria kundër shkatërrimit të lumenjve dhe parqeve kombëtare prej kompanive ndërtuese dhe lejeve të ndërtimit, që u ka dhënë atyre qeveria.

“Dëmtimet e pakthyeshme të natyrës shqiptare po ndodhin me shpejtësi, falë lejeve ndërtimore që kanë dhënë qeveria aktuale dhe ato të mëparshme” - thotë Arben Kola, organizator i tubimit.

Veprimtarët po përpiqen të ndalin shkatërrimin e pakthyeshëm të natyrës shqiptare nga lejet qeveritare, nga firmat private që shkelin ligjet dhe nga gjyqtarët e korruptuar.

Aktivistët protestues përmendën projektet për ndërtime në zonat turistike në Theth, në Luginën e Valbonës, të Lumës, lumit Vjosa, në Parkun e Koritnikut, Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, Lumin e Shalës, dhe Lagunën e Nartës.

Ata kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme prej më shumë se dy muaj për këto investime, që sipas tyre, janë në shkelje të plotë të ligjeve të Republikës së Shqipërisë, si në Valbonë, në Vjosë, në Divjakë, në Shalë e në Nartë.

Veprimtarët protestuan edhe kundër ndërtimit të disa incinerator, që pritet të djegin plehra të importuara nga jashtë vendit, me një kosto të rëndë për natyrën dhe vet njerëzit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG