Lidhje

Itali, partitë populiste sigurojnë fitore të rëndësishme


Në Itali, rezultatet e deritanishme tregojnë se asnjë parti nuk ka marrë shumicën parlamentare pas votimeve të djeshme.

Megjithatë është e qartë se partitë populiste siguruan një fitore të rëndësishme. Italia pritet të kalojë javë të tëra negociatash për të formuar qeverinë.

Sipas anketimeve, Lëvizja 5 Yjet mund të ketë siguruar deri në 31% të votave, duke u shndërruar kështu në partinë kryesore politike në parlament.

“U them qytetarëve italianë se kjo është garancia më e mirë për transparencë, pasi të gjitha forcave politike do t’u duhet të bisedojnë me ne për transparencë, korrigjime dhe besueshmëri të bazuar në propozimet dhe zgjidhjet që ne duam të garantojmë për këtë vend”, deklaroi Alessandro Di Battista, i Lëvizjes 5 Yjet.

Lega, një tjetër parti e qendrës së djathtë me qëndrime euro-skeptike dhe anti-emigracion, fitoi rreth 17% të votave, e pasuar nga partnerja në koalicionin elektoral, partia Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.

81-vjeçari Berluskoni dhe Matteo Salvini, udhëheqësi 44-vjeçar i Legas, zhvilluan një fushatë me një axhendë të fortë anti-emigracion, duke këmbëngulur që 600 mijë emigrantët e ardhur dy vitet e fundit nga Afrika, duhet të dëbohen nga vendi.

Partia Demokratike në pushtet e qendrës së majtë, pati rezultatin më të dobët në historikun e saj, me më pak se 20% të votës.

Duke qenë se asnjë parti nuk ka siguruar shumicën, Italia pritet të kalojë tashmë javë të tëra negociatash.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG