Mediat ruse njoftojnë se 39 vetë u vranë nga rrëzimi në Siri i një aeroplani transporti me të cilin ata udhëtonin.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se aeroplani u rrëzua në bazën ajrore ruse të Hmeymimit në provincën Latakia.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i rrëzimit mund të ketë qenë një problem teknik.
Aeroplani i transportit Antonov-26 kishte 33 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi.
Facebook Forum