Lidhje

Shpresa dhe debate për Qendrën Presidenciale Obama në Çikago


Vetëm disa kilometra larg lagjes ku Presidenti Barack Obama banoi për afro një çerek shekulli, në zonën jugore të Çikagos, ai foli për planet e tij për të ndihmuar qytetin e tij të adoptuar.

“Ne kemi një plan të krijojmë një aktivitet ekonomik me vlerë 3 miliardë dollarë gjatë katër viteve të ardhshme. Do të hapim mbi 5 mijë vende pune vetëm në sektorin e ndërtimin, 2500 vende pune që do të jenë të përhershme dhe të vazhdueshme”, tha ai para një grupi të madh njerëzish që ishin mbledhur ta dëgjonin në një takim të funidt publik për projektin.

Megjithëse u lind në Havai, jetoi për disa vjet në Indonezi dhe studioi në Nju Jork, ish-presidenti Obama e konsideron Çikagon, qytetin e lindjes së bashkëshortes së tij, si qytetin e tij. Në pjesën jugore të Çikagos, ai filloi aktivitetin e tij politik si organizator komuniteti në vitet 1990, duke e bërë kështu një zgjedhje logjike për qendrën që do të ruajë trashëgiminë e tij si president.

Planet aktuale për Qendrën Presidenciale Obama me një vlerë rreth 300 milionë dollarë në Parkun historik Jackson, i dizenjuar dhe zhvilluar nga arkitekti i famshëm i parqeve, Frederick Law Olmstead në fund të shekullit të 19-të, pranë Liqenit Miçigan. Kampusi masiv do të përfshijë disa hapësira që banorët e komunitetit mund t’i përdorin me një ndërtesë masive në qendër, që do të jetë Muzeu Presidencial Obama.

“Parashikimet janë që deri në 700 mijë vetë të vizitojnë museun. Ne do ta bëjmë atë një pikë qendrore jo vetëm për zonën jugore por për gjithë qytetin e Çikagos”, shpjegoi zoti Obama.

Por jo gjithkush është entuziast për projektin.

“Mendoj se gjatë vitit të fundit që kur mbaroi mandatin, ai ka harruar në një farë mase lagjen ku filloi aktivitetin si organizator komuniteti”, thotë Professor W.J.T. Mitchell që punën në Universitetin e Çikagos, ku punonte dikur edhe ish-presidenti.

Profesor Mitchell është një nga 200 pedagogët që së fundmi nënshkruan një letër ku kritikoheshin planet për Qendrën Presidenciale Obama, jo larg universitetit.

“Plani është që qendra të ndërtohet në një hapësirë të vogël ku ka ndërkohë shumë ndërtime të tjera. Nuk është pranë një zone tregëtare. Nga ana tjetër e rrugës është një shkollë e mesme dhe një shkollë tjetër që është e lidhur me universitetin”, i tha Zërit të Amerikës, profesori Mitchell.

Ai do të donte të kishte një Marrëveshje për Përfitimet për Komunitetin me Fondacionin Obama që të garantojë që disa aspekte të zhvillimit të projektit të kontribuojnë për komunitetin. Profesor Mitchell është një kritik i pazakontë. Ai e konsideron veten një mik të Obamave.

Por me gjithë lidhjet me familjen Obama, ai mendon se ish-presidenti nuk ka qenë shumë i ndjeshëm në zhvillimin e qendrës Presidenciale. Ai thotë se pavarësisht nga disa seanca publike, mendimi i publikut nuk është dëgjuar sa ç’duhet.

Profesori Mitchell thotë se do të kishte qenë në favor të ndërtimit të qendrës në pjesën jugore të Çikagos, por jo në Parkun Jackson dhe beson se do të kishte më pak kundërshtim dhe shqetësim për planin nëse zoti Obama do të kishte qenë më i pranishëm gjatë gjithë procesit të zhvillimit.

“Do të ishte vërtet diçka shumë pozitive sikur ai të kthehej dhe të kalonte më shumë kohë duke folur me njerëzit personalisht dhe jo në një podium, në auditore masive por në takime me grupe të vogla nëpër lagje. Ashtu do të mësonte diçka”, tha ai.

“Unë dua të sigurohem që gjithkush të jetë i përfaqësuar”, tha zoti Obama para njerëzve të mbledhur në takim. Ai vuri në dukje se ishte në dijeni të kritikave të shumta ndaj projektit. Ai theksoi se objektivi i tij ishte që të ndihmonte banorën e zonës.

“Ne nuk po vijmë këtu si organizatë përfituese. Unë po përpiqem për mbledhje fondesh për ta ndërtuar këtë qendër për ta vënë në funksionim dhe nuk po marr rrogë nga fondacioni. Motivimi për mua dhe për Michelle është plotësisht që të sigurohemi që të përfitojë komuniteti”, tha ai.

Këto përfitime do ta transformonin Jugun e Çikagos, që kohët e fundit ka krijuar një reputacion për ndërtesa të zbrazëta dhe kriminalitet të lartë, diçka që zoti Obama shpreson të ndryshojë me Qendrën Presidenciale, që nëse planet miratohen, parashikohet të jetë gati në vitin 2021.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG