Lidhje

Propozimi i Presidentit për tarifa të reja shkakton shqetësime mes ligjvënësve


Republikanët në Kongres i bënë thirrje Presidentit Trump, që të ketë një plan konkret për qëndrimin që duhet mbajtur për tarifat ndaj çelikut dhe aluminit, një çështje për të cilën ekspertët druhen se mund të shkaktojë një luftë tregtare. Kjo çështje po ashtu ka shkaktuar një çarje të pazakontë mes ligjvënësve republikanë dhe Shtëpisë së Bardhë, po ashtu republikane.

Shtëpia e Bardhë u përpoq t’i qetësojë ligjvënësit.

“Lufrat tregtare nuk janë dhe aq keq”.

….pasi ligjvënësit e paralajmëruan Presidentin se tarifat mund ta ndrydhin ekonominë amerikane.

Tarifat e propozuara nga Trump – 25 për qind ndaj çelikut dhe 10 për qind ndaj aluminit – shkaktuan kritika nga republikanët në Kongres, që i bënë atij thirrje ta rishikojë planin…ndryshe do të rrezikohej rritja e mirë e ekonomisë amerikane.

“Ka shumë shqetësime mes senatorëve republikanë se kjo masë mund të përhapet, duke degraduar në një luftë tregtare. Shumë prej nesh jemi duke diskutuar me administratën, për pasojat e mëdha që mund të kenë këto masa. Ka shumë shqetësime për ndërhyrje në ekonominë tonë që është në rritje.”- tha kryetari i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Këto kritika janë një çarje e pazakontë për republikanët, të cilët kanë hezituar ta kritikojnë presidentin në debatet, shpesh përçarëse, lidhur me kujdesin shëndetësor dhe imigracionin. Është e qartë se kritika patën edhe demokratët…

“Fillimisht duket se nuk ka një plan, duket se ka për të patur ndikim negativ më të madh tek Kanadaja dhe Euuopa, se sa tek Kina; prandaj ata duhet të sigurohen që masat të fokusohen tek Kina, që është problemi kryesor i tregtisë dhe jo Kanadaja, as Europa,”- tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.

Por tek pretendimi i Presidentit se vendet e tjera kanë përfituar për dekada me radhë nga Amerika, u përfshi edhe Europa.

“Bashkimi Europian është treguar tepër i ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara. Ata thuajse e bëjnë të pamundur për ne biznesin me ta dhe përsëri i eksportojnë makinat në Shtetet e Bashkuara. Ata mund të bëjnë ç’të duan; por në se veprojnë kështu, ne do t’u vemë tarifën 25 për qind për makinat e tyre dhe besomëni, nuk kanë për ta bërë më këtë për një kohë të gjatë,” tha Presidenti Trump.

Shpresa që kanë tani republikanët? Që Kongresi të bashkëpunojë me presidentin, që ai t’i zbusë ndryshimet drastike.

“Kemi një problem që duhet trajtuar. Duam të sigurohemi të marrim veprime të matura dhe të sakta, për të kufizuar pasojat e pamenduara mirë.”- tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, ligjvënësi republikan, Paul Ryan.

…Dhe ndërsa Kongresi mund t’i kundërshtojë tarifat e reja me veprime ligjore, gjasat janë që republikanët do të punojnë paraprakisht me Presidentin.

“Nuk kam vënë re padurim tek ligjvënësit republikanë, që të përdorin mjetet e tyre legjislative në këtë mënyrë. Mendoj se ata më mirë preferojnë të përpiqen ta bindin Trumpin,”- thotë ekspertja e Institutit Brookings, Molly Reynolds.

Tarifat e reja, që fillimisht ishin në plan të zbatoheshin këtë javë, janë ende duke u shqyrtuar në aspektin ligjor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG