Lidhje

SHBA, Integriteti i procesit zgjedhor dhe Rusia


Director of National Intelligence Dan Coats testifies before the Senate Armed Services Committee on worldwide threats, on Capitol Hill in Washington, March 6, 2018.
Director of National Intelligence Dan Coats testifies before the Senate Armed Services Committee on worldwide threats, on Capitol Hill in Washington, March 6, 2018.

Shefi i shërbimeve amerikane të zbulimit, Dan Coats thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të penguar ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet e nëntorit për Kongresin amerikan. Ai tha në një seancë me pyetje-përgjigje dje në kongres se ka shumë mundësi që Rusia do të angazhohet në forma të ndryshme për të ndërhyrë në zgjedhjet e këtij viti:

Në komentet lidhur me kërcimet globale që zoti Coats bëri para Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, ai tha se presidenti dhe Kongresi nuk kanë një plan reagimi në përgjigje të kërcënimit rus:

“Ky është një proces i pandërprerë që duhet të përqëndrohet në strategjinë dhe politikat në përgjigje të kërcënimit. Çdo agjenci është në dieni të problemit dhe nevojës për të vepruar. Por siç e thashë, nuk kemi një politikë të integruar mes degës ekzekutive dhe kongresit”.

Drejtori i shërbimeve të zbulimit tha se ka shumë mundësi që Moska të angazhohet në forma të ndryshme për të ndikuar tek zgjedhjet, ashtu siç bëri gjatë zgjedhjeve të 2016.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Suedisë, Presidenti Trump tha se ndërhyrja ruse në zgjedhjet presidenciale nuk ndikoi tek rezultati:

“Kishte ndërhyrje, pa diskutim, ndoshta ka pasur ndërhyrje nga Rusia edhe nga vende të tjera. Por duhet të tregohemi të vëmendshëm që të mos kompromentohet procesi zgjedhor. Këtë nuk do ta lejojmë”.

Presidenti tha se administrata e tij po zhvillon një studim të imtësishëm dhe do të ofrojë udhëzime për të mbrojtur procesin zgjedhor për këtë vit dhe më tej.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG