Lidhje

Tiranë: Komisioni i reformës zgjedhore dëgjon organizatat e pavarura


Edhe pse zgjedhjet vendore duken ende larg, afatet ligjore për ta kryer reformën zgjedhore janë duke skaduar qysh tani.

Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Institutin e Studimeve Politike, Koalicionin për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme dhe Akademinë për Studime Politike.

Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, tha se gjatë ndryshimeve në kodin zgjedhor, duhet përmirësuar edhe ligji i partive politike.

Shqetësimi kryesor është depolitizimi i komisionerëve në procese zgjedhore, një nga rekomandimet kryesore midis rekomandimeve të shumta të OSBE-ODIHR, e të paplotësuara prej 4 vjetësh në dy palë zgjedhjet e fundit.

Deputetët pohuan që nëse ekziston vullneti politik, komisioni mund të përmirësojë shpejt ligjin zgjedhor.

OSBE ka sjellë dy paketa me rekomandime për amendamente ligjore dhe po kërkon vullnet politik, angazhim dhe trasnparencë për detajet.

Trajnimi i komisionerëve dhe cilësitë e tyre profesionale e politike është një nga pikat më të nxehta të diskutimeve mes komisionerëve.

Deri tani komisionerët i sjellin partitë politike në komisione bipartizane, por militantizmi i tyre shpesh ka bllokuar zgjedhjet.

Në mbledhjen e sotme mori pjesë edhe një delagacion i OSBE-ODIHR, i cili më parë pati takim edhe me KQZ-në.

Ata janë shprehur të gatshëm ta mbështesin reformën si me rekomandimet e njohura për zgjedhjet ashtu edhe me ekspertiza më të detajuara për të rregulluar ligjet shqiptare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG