Lidhje

Forumi Ekonomik i Tiranës për klimën e biznesit dhe mungesën e investimeve


Në Tiranë u zhvillua sot një forum ekonomik i Tiranës mbi vështirësitë që has biznesi shqiptar.

Mark Kroford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se “humbja e besimit te tregu i lirë është një goditje e rëndë në ekonominë e Shqipërisë dhe duhet pothuajse një brez i tërë njerëzish që të riparohet ai vendim qeverie i gabuar që shkaktoi këtë mosbesim. Edhe sot pas 20 vjetësh Shqipëria është në hapat e parë të tregut të kapitalit”.

Tiranë, forum ekonomik me përfaqësues të biznesit dhe politikës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:46 0:00

Drejtuesi i fondacionit Konrad Adenauer Volter Gros, tha se asnjë liri politike nuk është e plotë pa garantuar liritë ekonomike dhe hapësirat tregtare.

“Gjatë 27 vjetëve tranzicion Shqipëria ka bërë mjaft përpjekje për të arritur liritë politike, por një nga mungesat e vazhdueshme në këto përpjekje është mungesa e lidhjes së ndërsjelltë midis lirisë poliolitike dhe asaj ekonomike. Gjithë partitë politike flasin për liritë ekonomike, por ende nuk ekziston ndonjë lidhje midis ekonomisë së lirë të tregut dhe lirive politike” - tha zoti Gros, i cili bëri thirrje për të zhvillimin më të madh të ekonomisë në këtë fushë.

Pakësimi i hapësirave ligjore në ekonomi sjell shumë dëme dhe ngadalësime të panevojshme, tha ai.

Zoti Gros tha se politizimi i ekonomisë në shumicën e rasteve rrit presionet e shtetit mbi tregun e lire dhe ekonominë private.

“Politikanët kanë tendencën që ta bëjnë ekonominë fushë veprimi për një numër të vogël lojtarësh. Kjo e shkatërron tregun. Vendi ka nevojë për tregje të hapura të lira dhe të sigurta” - tha zoti Gros.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se “shqiptarëve u duhet kthyer besimi te tregu, te ekonomia e lirë, sepse gjendja është e vështirë, përderisa asnjë investim i huaj nuk vjen në 5 vjet dhe taksat rriten vazhdimisht”.

Folës të tjerë në forum pohuan se Shqipëria ka nevojë përherë e më të madhe për liri të tregut dhe se mbirregullimi shtetëror pengon nismat e lira.

Sipas tyre, Shqipëria ka nevojë për politika miqësore tregu, që të kënaqin konsumatorët me çmime të ulëta në afate të shkurtëra dhe të sjellin zhvillim në perspektiva në periudha më të largëta.

Por kryesorja, sipas tyre, është siguria, klima pozitive dhe mbajtja larg e duarve të shtetit me rregulla të rrepta, që u shërbejnë monopoleve dhe oligopoleve në tregje, ku fitojnë një grusht njerëzish.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG