Lidhje

Tiranë: Vonesat e reformës gjyqësore dhe mbingarkesa e gjyqtarëve


Qendra Shqiptare për Mbizotërimin e Ligjit, mblodhi sot në themelimin e vet gjyqtarë e prokurorë, avokatë e profesorë, diplomatë dhe veprimtarë të shoqërisë civile.

Ata diskutuan me shqetësim për mbingarkesën e punës së gjyqtarëve dhe vonesat e deritanishme të reformës në drejtësi.

Telashet në sistemin e drejtësisë nisin qysh nga infrastruktura e papërshtatshme, ku në gjykatën e Tiranës për shembull, për 25 gjyqtarë në dhomën penale ka vetëm 7 salla gjykimi, nga të cilat vetëm 3 salla kanë kafaz për të pandehurit. Problemi është akoma më i madh në dhomën civile ku janë 51 gjyqtarë.

Shqipëria dhe reforma në drejtësi
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:04 0:00

“Çdo gjyqtar ka mesatarisht 10-12 seanca gjyqësore në ditë, dhe shpall 3 vendime në ditë, e të gjitha këto kërkojnë kohën e vet të shqyrtimit dhe të arsyetimit” - thotë Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Tiranës.

Gjyqtarët mendojnë se duhet rishikuar edhe harta e gjykatave dhe mbingarkesa e punës së gjyqtarëve. Volumi rritet në dëm të cilësisë, nga ana tjetër, gjykatat e rretheve duhet të takohen për të unifikuar procedurat, që nuk i unifikon dot gjykata e lartë.

“Ndryshimet e reja në kodin e procedurës penale, të futura në zbatim me shpejtësi, nuk u lanë gjyqtarëve kohë të mjatueshme për studim, sepse shkurtojnë afatet e shqyrtimit deri në 3-5 ditë, ndërkohë që edhe pa këto hapa të reja, gjyqtarët janë të mbingarkuar” - thotë zonja Hajro.

Por vëzhgues të pavarur mendojnë se politikanë, prokurorë dhe gjyqtarë të ndryshëm punuan fort kundër reformës në drejtësi qysh në hapat e parë të saj, dhe sot është shkaktuar një vonesë dhe zvarritje e qëllimshme gati dyvjeçare.

Gazetarja e njohur e kronikës së krimit, Klodiana Lala thotë se reforma në drejtësi është e vonuar, kur tani duhet të kishte tani institucionet e reja dhe frytet e para të saj, por në fakt, të gjitha seksionet gjenden në amulli të plotë dhe akoma ka zvarritje si dhe mosbesim.

“Komisioni i pavarur i kualifikimit prej disa muajsh po punon mjaft ngadalë dhe nuk ka nisur ende me seancat dëgjimore. Reforma e humbi efektin surprizë dhe është e vonuar sepse me zvarritje të qëllimshme iu dhanë dy vite kohë grupeve dhe personave të inkriminuar që të fshijnë provat, dokumentat dhe dëshmitarët” - tha gazetarja Lala.

Ajo theksoi se një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh nuk do të jenë më pjesë e sistemit të drejtësisë, pasi shfaqin korruptim të dukshëm në jetën e tyre të përditshme, jetë luksi, pasuri të pajustifikuara dhe shkelje në detyrë. Gjysma tjetër që do të vazhdojë punën do të kenë përpara sfidën që të dënojnë zyrtarë të rëndësishëm.

Një tjetër element me rëndësi që po dëmton drejtësinë në këtë periudhë është frika nga vetingu, që kanë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilër ngurrojnë të bëjnë drejtësi nga frika e paragjykimit.

Sikur të mos mjaftonte mbingarkesa në Tiranë, gjyqtarët e kryeqytetit delegohen për të ndihmuar gjykatat më të vogla si në Dibër, Laç dhe në Krujë, apo edhe rishikimet që kthehen nga Gjykata e Lartë; të gjitha këto përbëjnë një mbingarkesë të skajshme për gjykatën e Tiranës.

Shumë gjykata të vogla kanë mungesa në gjyqtarë, ku punojnë më pak se 6 gjykatës. Mungesa gjyqtarësh ka edhe në gjykata të mëdha si Durrësi dhe Elbasani.

Mbingarkesën e gjyqtarëve e shtojnë edhe numri i madh i prokurorëve, deri në 600 persona, dhe i takojnë 3 prokurorë për çdo gjyqtar. Të gjithë janë në pritje të hartës së re gjyqësore, që do të krijohet pas ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG