Lidhje

Në pranga kryebashkiaku i Lezhës për abuzime me pronat


Në Shqipëri, policia dha detaje në lidhje me operacionin e koduar “Ranishta 4”, që çoi në arrestimin dhe shpalljen në kërkim policor të 23 zyrtarëve vendorë në Bashkinë Lezhë. Drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë, Ferdinad Mara, së bashku me Drejtorin e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit bënë të ditur gjatë një konference të përbashkët për shtyp se janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publik dhe janë shpallur në kërkim edhe 11 zyrtarë dhe shtetas të tjerë në Lezhë.

Arrestohet kryebashkiaku i Lezhës për abuzime me pronat
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00

Ata dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike, është arrestuar së bashku me zëvendësin e tij Enver Hafizi.

U arrestua po ashtu edhe kryetari socialist i Qarkut, xhaxhai i ish-deputetit Arben Ndoka.

Në pranga ka përfunduar dhe ish përgjegjësja e Zyrës së Hipotekave Gjelina Bacaj, e cila mësohet të jetë dorëhequr disa javë më parë, si dhe dy punonjës të tjerë të kësaj zyre, juristët Eduard Leka dhe Armando Dakaj, dhe dy topografë.

Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Vitin e kaluar Prokuroria vuri nën sekuestro 285 mijë metra katrorë në zonën e “Ranës së hedhun” në bregdetin e Lezhës. Sipërfaqja e ndarë në 5 parcela, dyshohej pikërisht se ishte ndryshuar në zërin kadastral, nga tokë pyjore në tokë bujqësore për t’ju dhënë më pas si pronë, personave që nuk i përkisnin kësaj zone.

Zyrtarët e lartë të plicisë bënë të ditur se janë në proces edhe hetime të tjera në lidhje me abuzimet e tokave në bregdetin e Lezhës, por pa dhënë detaje të mëtejshme për shkak të sekretit hetimor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG