Lidhje

Arrin në 6 numri i të viktimave nga shembja e urës në Miami


Aerial view shows a pedestrian bridge collapsed at Florida International University in Miami, Florida, March 15, 2018.
Aerial view shows a pedestrian bridge collapsed at Florida International University in Miami, Florida, March 15, 2018.

Numri i viktimave nga rrëzimi dramatik i një ure këmbësorësh dje në mesditë në Florida ka shkuar në të paktën 6 vetë.

Ura në ndërtim e sipër mbi një autostradë të ngarkuar u shemb të enjten, duke zënë poshtë saj makina dhe duke plagosur të paktën nëntë vetë.

Një zëdhënës i policisë tha të premten herët se procesi i rimëkëmbjes do të marrë kohë.

" E gjithë ura është në rrezik për shkak të strukturës, mënyrës së shtrirjes së saj. Kjo është arsyeja që inxhinierët ishin kaq të shqetësuar gjatë konferencës mbrëmë se si do t’i afrohen urës në mënyrë taktike për të mos rrezikuar ekipet e shpëtimit dhe në të njëjtën kohë nëse ka viktima të vdekur ende të bllokuar nën urë, tha Alvaro Zabaleta, zëdhënës i policisë së Majemit.

Ura u ndërtua me qëllim që të lejonte studentët nga Universiteti Ndrëkombëtar i Floridës, që të kalonin në mënyrë të sigurtë mbi një autostradë të ngarkuar në Sweetwater, një qytet i vogël në lindje të Majemit.

"Pesë ditë më parë, ne po festonim, pasi ura ishte në procesin e ngritjes. Kjo urë ishte simbol i bashkëpunimit, i shpresës".

Kjo shpresë duket se u zhduk në një moment të vetëm. Disa njerëz thonë se e panë urën tek binte.

"Po prisja dritën e semaforit. Isha makina e parë dhe ura ishte në rregull. Isha duke pritur dritën jeshile, kur ajo u rrëzua, duke filluar nga e majta në të djathtë. Nuk e dëgjova zhurmën, pasi i kisha xhamat e mbyllur por e pashë, pashë sesi shtypi disa makina poshtë saj dhe nuk ka si të ketë njerëz të gjallë pas kësaj", thotë Susie Bermudez, një dëshmitare.

Ura ishte në plan të hapej për këmbësorët vitin e ardhshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG