Lidhje

Goditen 7 organizata, arrestohen 39 persona, që trafikonin njerëz drejt SHBA-ve dhe Kanadasë


Policia shqiptare dhe partnerë të saj amerikanë, kanadezë dhe nga gjithë vendet buzë detit Mesdhe mbyllën mbrëmë një operacion me 39 arrestime dhe 12 persona ende në kërkim, të gjithë pjesëtarë nga 7 grupe kriminale, që kanë trafikuar mbi një mijë persona drejt Britanisë, SHBA dhe Kanadasë.

Mes të arrestuarve janë edhe 4 oficerë të policisë kufitare në dogana Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, në operacionin ku u përfshinë policë nga SHBA, Spanja, Franca, Italia, Kosova dhe vende të tjera, Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, etj.

Goditet trafiku i njerëzve drejt SHBA-së dhe Kanadasë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:20 0:00

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu, prokurori i krimeve të rënda që ndoqi çështjen, 2 agjentë specialë të shërbimit diplomatik të sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, përfaqësuesi i organizatës policore SELEC me qendër në Rumani, përfaqësuesi i policisë spanjolle u angazhuan në operacionin e koduar “One If - By Land” për goditjen e kontrabandimit të personave për emigrim drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni, i drejtuar nga prokuroria e krimeve të rënda, zgjati disa muaj dhe u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.

“7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Britani dhe nga 25 -30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada” - tha zoti Veliu.

Sipas tij, pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale ndihmonin shtetasit shqiptarë për të emigruar në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së. Itineraret ishin Shqipëri - Itali - Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri - Francë - Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri - Bullgari - Belgjikë - Republika Domenikane - SHBA / Kanada, Shqipëri - Spanjë - Amerika Latine - SHBA/Kanada.

Pasi u siguruan provat dhe faktet me metoda speciale hetimi, prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë i kërkoi Gjykatës të nxjerrë 51 urdhëra ndalimi për shtetasit shqiptarë të përzjerë, nga të cilët u ekzekutuan 39 dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve dy bullgarë

Gjatë operacionit u kapën 10 kompjuter, 8 printera, 15 laptopë të mbushur me të dhëna për trafikimet, 56 telefona, 17 automjete, disa mijëra euro, dollarë dhe lekë, 5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare, dy armë zjarri luftarake dhe gjahu.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG