Lidhje

Shpërthim në një ndërtesë postare në Teksas


Autoritetet njoftuan se sot herët në mëngjes, ka shpërthyer një bombë në një qendër shpërndarjeje të shërbimit postar FedEx, pranë San Antonios. FBI po heton nëse ngjarja është e lidhur me një seri bombash që kanë goditur kryeqytetin Austin këtë muaj. Zyrtarët nuk thanë nëse shpërthimi ishte vepër e një "bombarduesi serial", për të cilin policia mendon se mund të jetë përgjegjës për katër shpërthime të tjera, gjatë të cilave u vranë dy vetë dhe u plagosën gjashtë të tjerë.

Tre bombat e para të paketuara ishin vendosur në pragun e disa banesave, ndërsa e katërta që shpërtheu të dielën, u aktivizua përmes një teli dhe policia njoftoi se ishte më e sofistikuar krahasuar me rastet e tjera.

Si pasojë e shpërthimit të sotëm, një person u trajtua në vendngjarje për një plagosje të lehtë. Rreth 75 vetë po punonin në objektin e shërbimit postar në momentin e shpërthimit. Policia nuk ka bërë të ditur ende nëse shpërthimi i sotëm është i lidhur me katër të tjerët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG