Lidhje

Trump, ndalon transgjinorët në ushtri


President Donald Trump speaks in the Diplomatic Room of the White House in Washington, March 23, 2018, about the $1.3 trillion spending bill.
President Donald Trump speaks in the Diplomatic Room of the White House in Washington, March 23, 2018, about the $1.3 trillion spending bill.

Presidenti Donald Trump ka nxjerrë një urdhër që ndalon shumicën e transgjinorëve që të shërbejnë në ushtri, me përjashtim të "rrethanave të kufizuara".

Në një deklaratë të premten në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë thuhet se sekretarët e mbrojtjes dhe sigurimit "kanë arritur në përfundimin se aderimi ose mbajtja e individëve me një histori ose diagnozë të disforisë gjinore - ata që mund të kërkojnë trajtim të konsiderueshëm mjekësor, paraqesin rrezik të konsiderueshëm për efektivitetin ushtarak ".

Presidenti premtoi vitin e kaluar të bllokonte transgjinorët të shërbenin në ushtri, një lëvizje që përmbyste politikën e presidentit Barak Obama për pranimin e tyre.

Lëvizja e presidentit Trump megjithatë është bllokuar nga disa sfida ligjore, dhe Pentagoni filloi të lejonte rekrutët transgjinorë që të regjistroheshin në ushtri në janar.

"Disforia gjinore", e njohur dikur si çrregullim i identitetit gjinor, përcaktohet nga ndjenjat e forta dhe të qëndrueshme të identifikimit me gjininë e kundërt, gjë që rezulton në shqetësime apo dëme të konsiderueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG