Lidhje

Meshë për të nderuar viktimat e sulmit në Francë


Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të sulmit terrorist të së premtes në Francë morën pjesë në një meshë të posaçme për të nderuar katër të vrarët dhe tre të plagosurit, përfshirë një oficer i cili u zëvendësua me një peng në një supermarket në qytetin jugperëndimor të Trebes.

Peshkopi i Carcassonne, Alain Planet drejtoi meshën, gjatë së cilës ai vlerësoi "përkushtimin e jashtëzakonshëm" të nënkolonelit Arnaud Beltrame.

Peshkopi tha se ngjarjet e së premtes ofrojnë një mundësi për të reflektuar për vuajtjet që ndjejnë njerëz të panumërt në mbarë botën.

Pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se provat tregonin se veprimet e sulmuesit përbënin terrorizëm, krahu propagandistik i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë.

Zyra e prokurorisë tha se autoritetet kundër terrorizmit kanë marrë kontrollin e hetimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG