Lidhje

Tiranë: UNICEF nis programin "#Jam i sigurt në internet"


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF shpalli sot programin “Internet i sigurtë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri”.

Në tryezën e përbashkët me autoritetet shqiptare u theksua që një e treta e përdoruesve të internetit janë fëmijë.

Ekspertët pohuan se, krahas zgjerimit të informacionit, rreziqet e internetit për fëmijët janë të mëdha, sidomos për shfrytëzim dhe abuzim seksual nga të panjohur.

Sipas një studimi nga UN dhe vëzhgimeve nga organizata vendase, rreth 44 për qind e fëmijëve dhe të rinjve të intervistuar deklaruan se çdo ditë shohin në internet materiale pornografike, ndërsa 62 për qind konfirmojnë se kanë miq që vizitojnë faqe interneti të ngjashme.

UNICEF nis programin për sigurinë e fëmijëve në internet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:17 0:00

Bulizmi, vjedhja e fjalëkalimeve dhe shikimi i paqëllimshëm i imazheve të papërshtatshme ndodhin në 45 përqind të të intervistuarve. Vetëm 44 për qind e fëmijëve marrin informacion mbi sigurinë në internet nga prindërit ose nga burime të ndryshme për raportimin e incidenteve në internet.

Fëmijët i shohin prindërit (48%), miqtë (37%) dhe vëllezërit dhe motrat (36%) si personat e parë të cilëve u raportojnë një çështje, ndërsa mësuesit (32%) dhe policia (27%) janë njerëzit më pak të prirur për të raportuar këto incidente.

“Sot po vëmë në jetë një program shumëvjeçar, të titulluar #Jamisigurtnëinternet, për të parandaluar dhe mbrojtjes së fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual në internet. Në bashkëpunim të ngushtë me fëmijët, qeverinë,prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve, shoqërinë civile, profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve dhe sektorin privat, do të maksimizojmë përfitimet e internetit për fëmijët, dhe do të minimizojmë ekspozimin e tyre ndaj rreziqeve dhe lëndimeve të mundshme”, - tha Jawad Aslam, një nga përfaqësuesit e UNICEF-it.

Programi #Jam i sigurt në internet synon të hetojë rastet e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual në internet, ndjekjen penale të autorëve, raportimin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe fshirjen e tyre si dhe marrjen e masave mbrojtëse, zbutjen e rreziqeve dhe parandalimin e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual të fëmijës nga ana e vetë fëmijëve, familjeve, mësuesve dhe kujdestarëve.

Në Shqipëri, materialet e papërshtatshme dhe të dëmshme për fëmijëtt shihen kryesisht nga aparati celular smartphone. Fëmijët në Shqipëri zotërojnë aparatë celularë të tyre dhe shpërndarja e materialeve pornografike është bërë një dukuri e zakonshme.

Komiteti i Konventës për të Drejtat e Fëmijës në Gjenevë në vëzhgimet e tij përfundimtare shprehu shqetësimin për mungesën e një sistemi efikas për mbrojtjen e fëmijëve nga imazhet e dëmshme dhe nga informacionet që lidhen me dhunën, racizmin dhe pornografinë në Shqipëri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG