Lidhje

Përpjekje për dëshmi rreth marrëdhënies së Presidentit Trump dhe aktores pornografike


In this image from video, Michael Avenatti, attorney and spokesperson for adult film star Stormy Daniels, listens to a reporter's question during an interview in New York, March 21, 2018.

Në SHBA, avokati i aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels po i kërkon një gjykate federale që ta detyrojë Presidentin Donald Trump të deponojë nën betim rreth aferës së dyshuar që ajo thotë se ka patur me zotin Trump gjatë një nate të vitit 2006.

Avokati Michael Avenatti e paraqiti kërkesën sot në një gjykatë të Kalifornisë. Ai kërkoi deponim edhe nga avokati personal i zotit Trump, Michael Cohen, i cili në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 i pagoi aktores 130 mijë dollarë që ajo të mos fliste rreth marrëdhënies, për të cilën Daniels thotë se ndodhi gjatë një turneu golfi në Nevada.

Avenatti thotë se dëshiron të dijë nëse zoti Trump kishte dijeni për pagesën dhe nëse kishte rënë dakord që pagesa të bëhej.

Seanca dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e tij është caktuar për në datën 30 prill.

Zoti Trump, i cili komenton shpesh në Twitter për çështje nga më të ndryshmet, nuk ka folur rreth zonjës Daniels, edhe pse ndihmësit e tij thonë se ai i mohon të gjitha akuzat, duke përfshirë edhe akuzën se në vitin 2011 aktorja dhe vajza e saj u kërcënuan pas një interviste që ajo dha për çështjen në fjalë.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me pagimin e 130 mijë dollarëve, duke i referuar gazetarët te avokati Cohen. Zoti Cohen thotë se i ka paguar paratë nga një linjë personale krediti.

Kritikët e Presidentit Trump thonë se pagesa për zonjën Daniels përbënte në fakt një donacion të paligjshëm fushate, për shkak se u bë shumë pranë zgjedhjeve dhe se shuma i kalonte kufijtë e lejuar në fushatat politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG