Lidhje

Rusia përgjigjet me masa hakmarrëse ndaj dëbimit të diplomatëve të saj


Në një përplasje që po vjen duke u rritur mes Rusisë në një anë dhe Evropës e Shteteve të Bashkuara në anën tjetër, Kremlini njoftoi të enjten se do të dëbojë 150 diplomatë perëndimorë dhe se do të mbyllë konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Shën Peterburg.

Veprimi vjen si hakmarrje për dëbimin e më shumë se 150 zyrtarëve rusë nga vende të tjera, si reagim ndaj një sulmi me agjent nervor në tokën britanike, për të cilin Londra dhe aleatët e saj fajësuan Moskën.

Lidhur me vendimin ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov tha se kishte njoftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon M. Huntsman Jr. 60 diplomatë amerikanë do të dëbohen nga Rusia, njësoj sa numri i diplomatëve rusë të dëbuar nga Uashingtoni.

Kriza lidhur me helmimin e një ish agjenti të dyfishtë rus dhe vajzës së tij ka nxitur tensione mes Kremlinit dhe Perëndimit në nivelin më më të lartë në dekada. Reagimet hakmarrëse ngrenë dyshimet mbi një përshkallëzim të mëtejshëm e më serioz, qoftë ky publik apo i fshehtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG