Lidhje

"Më arrestoni edhe mua": Protestë në Tiranë kundër taksës së Rrugës së Kombit


Qytetarë të Tiranës dhe të Kukësit protestuan sot para selisë së qeverisë, me parrullat “Më arrestoni edhe mua”.

Ata kërkuan lirimin e 11 arrestuarve pas protestës së fundjavës së kaluar në Kalimash kundër taksës së kalimit 5-22 euro në Rrugën e Kombit.

Protesta në Tiranë
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

Qeveria kërkoi ndjesë dhe u shpreh se tarifa nuk do të zbatohet, derisa të gjendet një zgjidhje lehtësuese për qytetin e Kukësit.

Disa qindra qytetarë të Tiranës, Kukësit dhe shumë qyteteve të tjera zhvilluan sot një marshim proteste para selisë së qeverisë kundër kundër tarifës 5-22 euro për kalimin në Rrugën e Kombit.

Ata kërkuan lirimin e 11 të arrestuarve të një jave më parë në Kukës pas tubimit te stacioni i pagesave pranë tunelit të Kalimashit, i cili u mbyll me dhunë mes protestuesve dhe policisë dhe me djegie të kioskave të taksës.

Protestuesit kërkuan sot mirëqeverisje sa u shprehën ata, sa u takon taksave mbi rrugët dhe mbi banesat, kërkuan të frenohen ndërhyrjet policore, arrestimet, koncensionet dhe arrogance e strukturave shtetërore ndaj shtresave në nevojë e varfëri ekstreme.

Një nga organizatorët e protestës, Adriatik Lapaj, tha se kosto e jetesës në Shqipëri po rritet artificialisht nga taksat e palogjikshme, që po shkojnë në raport të zhdrejtë me varfërinë dhe papunësinë.

Dhjetëra familjarë të protestuesve të ndaluar nga policia si dhe banorë të Kukësit e Tiranës po protestojnë qysh nga fundjava e kaluar para policisë dhe zyrave shtetërore në të dy qytetet, duke kërkuar lirimin e njerëzve të tyre.

Në tubim marrin pjesë edhe veprimtarë të shoqërisë civile dhe të drejtave njerëzore.

Policia ndaloi 23 persona për shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës në Rrugën e Kombit të shtunën e kaluar dhe se ka shpallur në kërkim 10 të tjerë.

Seanca në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së fundjavës së shkuar, u zhvillua në një situatë tensioni.

Qindra forca policie rrethuan të gjithë zonën duke ndaluar dhe qarkullimin në aksin përpara Gjykatës.

Situata u acarrua ndërsa deputetët e opozitës kërkuan të hyjnë në sallën e gjyqit, por nuk u lejuan nga forcat e policisë.

Gjykata mbajti në arrest me burg për 11 nga 23 të ndaluarit e protestës së fundjavës së shkuar, kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Ndërsa 12 të tjerët lanë qelitë.

Disa rrugë kombëtare që çojnë drejt Tiranës u bllokuan të enjten gjatë një proteste të opozitës, e cila i kërkon kryeministrit të tërhiqet nga tarifa që është vendosur për t’u paguar në Rrugën e Kombit dhe disa taksa të tjera. Qeveria nga ana e saj, kërkoi ndjesë për vendosjen e tarifës dhe tha se ajo nuk do të zbatohet derisa të gjendet një zgjidhje për banorët e Kukësit.

Pagesa e re në Rrugën e Kombit është vlerësuar si taksë e rëndë edhe nga banorët dhe tregtarët e Kosovës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG