Lidhje

Tiranë: Nismë e re në 20-vjetorin e deklaratës së OKB-së për mbrojtësit e të drejtave njerëzore


Në 20-vjetorin e Deklaratës së OKB-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve kryesore të shtetit shqiptar dhe organizmave ndërkombëtare zhvilluan sot një tryezë të parë për të ngritur mekanizma ligjorë në mbrojtje të mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

“Mbrojtësit e të drejtave të njeriut sakrifikojnë jetën dhe shëndetin e tyre për liritë dhe të drejtat e qytetarëve të tjerë. Por edhe ata kanë nevojë për mbrojtje të kujdesshme, dhe ne duhet të bashkëpunojmë për t’iu gjendur përkrah atyre” - tha Igli Totozani, drejtues dhe nismëtar i tryezës për të drejtat njerëzore.

Veprimtarët dhe zyrtarët shqiptarë mbajtën një minutë heshtje për 312 veprimtarët e të drejtave njerëzore, që humbën jetën në mbarë botën, sipas Amnesty International.

Nisma e te drejtave njerezore
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG