Lidhje

Tiranë: Largohen 46 punonjës nga ALUIZNI dhe Hipoteka


Ministria e drejtësisë ka shkarkuar nga detyrat në 5 muajt e fundit 46 të punonjësve në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe në Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale. Krahas tyre morën paralajmërime për largim nga puna edhe 15 punonjës, ndërsa 29 të tjerë kanë marrë vërejtje me shkrim.

Ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, u deklaroi mediave vendase se “për të gjithë punonjësit e shkarkuar po studiohen rastet nëse shkeljet e tyre përbëjnë vepra penale për t’i paditur në organet e drejtësisë”.

Të shkarkuarit kishin sorollatur qytetarët me vite të tëra, ndërsa zyrtarët janë angazhuar që të zgjidhin ankesat brenda 10 ditëve, pa toleruar asnjë rast abuzimi me detyrën, ndaj “çdo ankesë që ka buruar nga papërgjegjshmëria e administratës, ka ndihmuar në pastrimin e zyrave nga këta punonjës”.

Shkarkimet e fundit janë kryer pas shqyrtimit të 272 ankesave të qytetarëve në platformën Shqiperiaqeduam.al., ankesa që u zgjidhën, duke i pajisur ata me dokumentin e kërkuar të pronësisë, pas zvarritjeve të tyre për qëllime korruptive nga administrata.

Disa kohë më parë u shkarkuan edhe 35 punonjës të tjerë në po këto dy agjenci shtetërore, për të cilat ankesat e qytetarëve janë të shumta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG