OSBE nxiti sot parlamentin që gjatë reformës zgjedhore të shmangë në maksimum çështjet e shumë diskutuar të blerjes së votës.
Drejtuesi i Zyrës së OSBE-së, Bernd Boschardt tha në takim se ODIHR-i rekomandoi përpjekje serioze për të trajtuar çështjen e vazhdueshme të blerjes së votës përmes një fushate për ndërgjegjësimin qytetar edhe përmes ndjekjes penale.
“Ne po i ndjekim me shumë vëmendje rastet e shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurorinë e Përgjithshme dhe presim me padurim që të ketë më shumë padi dhe vendime gjykate” - tha ambasadori Borchardt.
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore u mblodh sërish sot në tryezën e parë teknike, për çështjet aq shumë të debatuara të fushatës zgjedhore.
Kryetari i Pranisë së OSBE-së, ambasadori Borchardt, theksoi kërkesën për një reformë të plotë dhe në kohë sipas të gjitha rekomandimeve të papërmbushura të OSBE/ODIHR-it nga tri zgjedhjet e fundit.
“Komisioni duhet ta finalizojë reformën zgjedhore brenda afatit”, - tha zoti Borchardt. - Tani është koha për rezultate konkrete”.
OSBE nxis fort Komisionin e Posaçëm dhe pjesëmarrësit, që të zhvillojnë diskutim të hapur, praktik dhe të orientuar drejt rezultateve, bazuar në gjetjet dhe, si edhe në përvojën e gjerë.
“Duhet të merren vendime të rëndësishme, pa vonesa të mëtejshme” - tha ambasadori Borschardt i OSBE-së.
Pas tryezës Komisioni pritet të organizojë edhe tryeza të tjera teknike për çështje si roli i medias në zgjedhje, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe financat e partive.
Facebook Forum