Lidhje

Shqipëri: Shënohet Dita e Tokës


Dita e Tokes ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:27 0:00

Dita Ndërkombëtare e Tokës u shënua në Tiranë me një seri veprimtarish nga nxënës të shkollave dhe mbjelljen e 120 mijë fidanëve të reja, pjesë e një fushate disa mujore.

Mbjellja e fidanëve ka ndryshuar pamjen në disa zona të kryeqytetit, sidomos rreth Farkës dhe liqenit artificial, që deri pak kohë më parë ishin lënë pas dore dhe të mbushura me mbetje.

Bashkia e kryeqytetit koordinoi veprimtaritë për disa muaj deri sa u arrit mbjellja e 120 mijë fidanëve në zona të ndryshme, duke nxitur edhe shumë biznese që të dhurojnë fonde për blerja pemësh në dobi të komunitetit.

Vetëm sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës u mbollën 1123 fidanë përreth Liqenit të Farkës në periferi të Tiranës nga shumë qytetarë, nëpunës të institucioneve të ndryshme dhe veprimtarë të mjedisit.

Mbjellja e pemëve po shoqërohet edhe me veprimtari kulturore e sportive, si dhe me hapjen e disa disa pistave të reja për vrapim.

Tirana dhe Shqipëria në tërësi vazhdojnë të vuajnë megjithatë nga ndotje të konsiderueshme në tokë, në ujërat e saj dhe në ajër.

Përpjekjet janë ende të pamjaftueshme për të vënë në kontroll ndotjen e ajrit nga automjetet e vjetra, e cila bie më shumë në sy në kryqëzimet më të ngjeshura nga trafiku.

Banorët e kryeqytetit thithin çdo ditë ajrin e ndotur nga dherat dhe karburanti i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.

Lumenjtë dhe liqenet ende përdoren nga shumë banorë si një vend për evakuimin e mbeturinave urbane si dhe nga derdhja e ujërave të zeza.

Ndarja e mbeturinave urbane në burim është puna më e veshtirë dhe faza më problematike, që vjen nga mosinformimi dhe mosndëshkimi i banorëve, që nuk i ndajnë mbeturinat.

Evakuimi i mbetjeve vazhdon të kryhet i përzjerë ashtu si gjenden nga kazanët. Ndotjet më të mëdha në Shqipëri i shkaktojnë mbeturinat plastike, po ashtu edhe prerja e pyjeve për shumë vite, e cila vazhdon, megjithë moratoriumet, që nuk zbatohen sa duhet.

Zjarret dhe prerjet e pyjeve kanë zhdukur mbrojtësin kryesor të natyrës shqiptare në hapësira të konsiderueshme në të gjithë vendin. Mbjelljet e reja janë ende të pamjaftueshme, ndërsa erozioni dhe përmbytjet mbeten shqetësim kryesor.

Një rrezik i konsiderueshëm për tokën dhe natyrën shqiptare janë lejet e shumta për të nërtuar hidrocentrale brenda parqeve të mbrojtura kombëtare në të gjithë vendin; nga Parku Kombëtar Lugina e Valbonës, Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Shqipëria ka afro 100 organizata mjedisore, nga të cilat janë aktive më pak se gjysma përballë etjes së firmave për të rritur fitimet duke dëmtuar natyrën.

Nga ana tjetër, ato vuajnë edhe nga mbështetja e pakët dhe interesi i pakët i shoqërisë për çështjet mjedisore

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG