Lidhje

Shqipëri: Dita e Punëtorëve


Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 maji e gjeti shoqërinë shqiptare në vështirësi të mëdha sa u takon kushteve të rënda të punës dhe pagave të ulëta për një pjesë, dhe papunësisë së lartë për pjesën tjetër të banorëve.

Minierat janë sektori më i rrezikshëm me kushte pune minimale dhe ku vazhdojnë të humbin jetën jo pak minatorë.

Qytetet pranë minierave shqiptare janë tejet të varfëra dhe shumë të mitur shfrytëzohen për punë të ndryshme.

Konferederata e Sindikatave zhvilloi sot një tubim proteste në qendër të Tiranës, duke kërkuar trajtim më të mirë të minatorëve, paga dhe siguri më të lartë për ta.

Dita e Punëtorëve në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Në 5 vitet e fundit kanë humbur jetën në vendin e punës 42 minatorë, ndaj një organizatë rinore politike vendosi sot në shkallët e ministrisë së energjisë dhe minierave 42 kapele me emrat e punëtorëve të vrarë në punë.

Një tjetër organizatë sindikale protestoi pak ditë më parë para selisë së qeverisë dhe aktualisht po bisedon me zyrtarët gjatë hartimit të një statusi të minatorit, pasi shumica rrëzoi në parlament një projekt të mëparshëm.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot ashtu si 5 vjet rresht një panair pune, në qendër të qytetit, ku të gjitha firmat i thanë se kishin vende pune bosh.

Por studiues të ekonomisë pohojnë se përpjekjet e qeverisë për të hapur vende të reja janë të pamjaftueshme dhe papunësia mbulohet me shprehjet se nevojiten profesionistë.

Sipas ekspertëve të qendrave studimore papunësia e vërtetë është 2 deri në 3 herë më e lartë se sa statistikat qeveritare, dhe se pjesa dërrmuese e të papunëve po emigrojnë në shtete të tjera për të mbijetuar, duke lënë prapa varfërinë e thellë, dhe indiferencën e autoriteteve dhe jo për një jetë më të mirë.

Studiuesit pohojnë se qeveria erdhi me premtime të mëdha për 300 mijë vende pune, por investimet vendase dhe të huaja po mungojnë dhe tani po u thotë njerëzve se ata nuk janë të trajnuar që gjenden bosh.

Qeveria socialiste është në mandatin e dytë, pohojnë ata, dhe është zgjedhur nga qytetarët për t’u gjetur punë për aftësitë dhe profesionet që ata kanë.

Ndërkohë që edhe ajo pjesë e njerëzve që punojnë shumica në Call Centers dhe Fasoneri nuk trajtohen me dinjitet, janë me paga e sigurime të ulëta, me shëndetësi të pagarantuar dhe pa kushte teknike, ndërsa punojnë edhe në ditët e pushimit dhe u shkelen të drejtat të tjera si punëtorë dhe si qytetarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG