Organizata Botëreore e Shëndetësisë i klasifikon pijet alkoolike si kancerogjene të “grupit 1”, çka do të thotë se ka prova bindëse që mund të shkaktojnë kancer. Por studime të reja tregojnë se si alkooli mund të dëmtojë trupin nga ana gjenetike.
Disa nga ju ndoshta pitë një gotë më shumë për Vit të Ri. Ose ndoshta mjaftoheni me një gotë verë në mbrëmje.
Studime të reja lënë të kuptohet se konsumi i pijeve alkoolike mund të shkaktojë dëm të përhershëm gjenetik.
"Një informacion që mungonte ishte se si saktësisht na shkakton dëm alkooli dhe studimet tona tregojnë se kur alkooli përpunohet nga trupi dhe shndërrohet në energji, akumulohet si toksinë që sulmon ashpër ADN-në dhe dëmton informacionin gjenetik që përbën kodin e jetës”, thotë K.J. Patel i Këshillit të Studimeve Mjekësore.
Toksina quhet acetaldehyde dhe prodhohet kur trupi konsumon alkool. Studimet tregojnë se mund të dëmtojë qelizat në mënyrë të pariparueshme.
"Kjo mund të ndodhë në nivelin e qelizës embrionale që është shumë e rëndësishme, sepse kjo lloj qelize prodhon shumë qeliza të reja dhe është qeliza rigjeneruese e trupit të njeriut”.
Ky dëm gjenetik mund të shkaktojë deri pasoja vdekjeprurëse në trupin e njeriut.
"Ne tregojmë se kromozomet nga këto qeliza shndërrohen në mënyrë të pakthyeshme dhe kjo është e rëndësishme sepse ndryshimi i kromozomeve ose ADN-së janë arsyeja themelore që qelizat plaken, ose transformohen në kanceroze”, thotë doktor Patel.
Trupi ka një enximë që e shpërbën acetal-dehyden-ën. Patel bëri një prove që të shihte se çfarë u bën alkooli qelizave që nuk e kanë atë.
"Tek minjtë, kur heqim enximën që pastron toksinën, si edhe këtë mekanizëm të riparimit të ADN-së, shohim që edhe sasi fare të vogla alkooli shkaktojnë dëm të jashtëzakonshëm tek qelizat që prodhojnë gjak”.
Po ashtu shumë njerëz kanë disa sisteme riparuese për ADN-në, por Dr. Patel thotë se konsumi i tepruar mund t’i dëmtojë linjat mbrojtëse dhe të shkaktojë dëm serioz gjenetik.
Facebook Forum