Lidhje

Shqipëri: Vështirësitë e transportit të udhëtarëve


Shoqata e transportit ndërqytetas të udhëtarëve paralajmëroi se do të nisë protestat, nëse autoritetet do të miratojnë një shtesë licensash me 43 linja të reja autobusash.

Shoqata e Transportit paralajmëron për protesta
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:09 0:00

Përfaqësuesit e shoqatës thanë se kishin rënë dakord me qeverinë të bashkëpunonin për reforma në transport, por ministria e infrastrukturës ka bërë gati një listë lejesh shtesë me 43 linja ndërqytetëse.

Sipas marrëveshjes së shoqatës me qeverinë, ndryshimi në linja mund të kryhej pasi të merrej mendimi i tyre.

“Shoqata një vit më parë kërkoi shfuqizimin e 80 linjave, sepse rrjeti i autobusëve është tejet i fryrë dhe ato u hoqën, por tani nuk kuptohet pse 43 linja të reja po shtohen përsëri pa u dëgjuar mendimi i tyre. Transporti ndërqytetas i udhëtarëve po bëhet gati për protesta, nëse gjendja nuk ndryshon” - tha Kujtim Mema, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas të Udhëtarëve.

Shqetësim mbetet sipas tyre, pjesëtimi në 3 mini-terminale në bashkinë e Elbasanit i udhëtarëve, të cilët kërkojnë autobusat në 3 qoshe të ndryshme të qytetit.

Në Elbasan vijon, sipas tyre, konkurrenca e pandershme, me linja paralele drejt Tiranës, kur ligji thotë se për një linjë duhet të ketë vetëm një operator transporti.

Shoqata e transportit të udhëtarëve vërejti se prej 20 vjetësh e deri sot asnjë bashki në Shqipëri nuk po ndërton terminal për qytetet e veta, ku ndërtohen dhjetëra pallate e kulla, por jo terminal për pritjen dinjitoze të udhëtarëve.

Transporti i paligjshëm i udhëtarëve po dëmton rëndë linjat e rregullta, pohojnë drejtuesit e shoqatës, ndërsa policia nuk ndalon mjetet e paligjshme, por kap autobusat e rregullt për ndonjë biletë apo për ndonjë vonesë orari.

Shumë linja janë mbyllur, pohojnë ata, por firmat vazhdojnë punën me licencat e shfuqizuara dhe askush nuk i ndalon.

Problem janë mjetet nga Kamza, që nuk kanë as terminal dhe ngatërrohen me të tjerët.

Në Tiranë, sipas tyre, veprojnë mbi 250 vetura të parregullta, 100 për në Shkodër, 100 të tjera drejt Fierit dhe Vlorës dhe 50 që shkojnë në Korçë.

Krahas linjave me kryeqytetin, gjendja mbetet po ashtu e rëndë edhe midis qyteteve të ndryshme, ku bien në sy linjat mes Fierit dhe Vlorës, ato që shkojnë drjt Sarandës dhe ato drejt Shkodrës.

Shoqata prej shumë vitesh kërkon nga autoritetet të rregullohet gjendja, por ata nuk marrin masa për të vënë rregull në transportin e udhëtarëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG