Lidhje

Prokuroja e Përgjithshme pezullon bashkëshortët Gashi


Në Shqipëri, Kryeprokurorja Arta Marku njoftoi se ka vendosur pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi dhe Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, Dritan Gashi

Vendimi, sipas njoftimit, ka ardhur pasi Prokuroria e Durrësit i ka marrë të pandehur të dy prokurorët që janë dhe bashkëshortë, dhe ka ngritur ndaj tyre akuzën për veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private”, në formën e deklarimit të rremë. Të dy bashkëshortët dyshohet se kanë fshehur pasuri të patundshme, disa apartamente, të cilat nuk janë deklaruar prej tyre, por që mësohet se rezultojnë në emër të të afërmve të bashkëshortëve Gashi.

Zonja Gashi, ishte në listën e prokurorëve ndaj të cilëve, ambasada amerikane, vitin e shkuar, mori masën e anullimit të vizës së hyrjes në Shtetet e Bashkuara, së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, të cilit pak muaj më parë, Shtetet e Bashkuara i ndaluan dhe hyrjen në territorin amerikan. Një vendim i tillë, nga Sekretari amerikan i Shtetit, merret ndaj zyrtarëve të huaj kur ka informacione të besueshme se janë të përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Ndaj zotit Llalla ka nisur një hetim për korrupsion dhe nga Prokuroria e Durrësit e cila javën e kaluar ia kaloi për kompetencë Krimeve të Rënda në Tiranë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG