Lidhje

Tiranë: Protestë e komunitetit egjiptian


protestof egyptian community
protestof egyptian community

Dhjetëra veprimtarë të të drejtave njerëzore dhe organizatave joqeveritare zhvilluan sot një tubim para ministrisë së punëve të brendshme, duke protestuar për vdekjen e 27-vjeçarit Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve dhe pjesëtar i komunitetit egjiptian) në mjediset e policisë së Korçës.

Policia njoftoi se Enea Ftoj u arrestua një javë më parë për vjedhje me dhunë, dhe vdiq në dhomat e paraburgimit, ndonëse në trup nuk ka shenja dhune, por dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dhe një grup hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Por familjarët, që e kanë parë në morg dhe veprimtarët pohojnë se gjurmët e dhunës në trupin e të ndjerit janë të dukshme dhe se ata kërkojnë drejtësi.

Shqipëri: Protesta e bashkësisë egjiptiane
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:36 0:00

Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome deklaroi se dhuna ndaj Eneas erdhi edhe për shkak të diskriminimit të tij si pjesëtar i bashkësisë egjiptiane dhe si i varfër.

Ata kërkuan drejtësi për Enean, prokuroria ta hetojë ngjarjen me saktësi dhe ministria e brendshme të marrë masa ndaj personave përgjegjës në komisariatin e Korçës.

Protestës së sotme iu bashkuan mjaft veprimtarë nga organizatat e shumta të komunitetit rom dhe egjiptian, si edhe shumë veprimtarë nga maxhoranca dhe qytetarë të thjeshtë. Ata mendojnë se dhuna në Korçë nuk është një rast i izoluar, se dhuna ushtrohet shpesh, por del në dritë, vetëm kur vdes ndonjë viktimë e arrestuar.

Protesta për ngjarjen në Komisiariatin e Korçës ka zënë vend të gjerë në median vendore për shkak të dyshimeve për dhunë në mjediset policore, mungesës së kushteve mjekësore në to dhe për diskriminimin ndaj pakicave etnike nga policia.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi pohoi se po e ndjek hap pas hapi këtë cështje dhe garantoi komunitetin egjiptian se do të përdorë gjithë instrumentat ligjore deri në zbardhjen e plotë të saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG