Lidhje

Trump: Prokurorët "do të përzihen" në zgjedhjet e mesmandatit


Në një postim në twitter Presidenti amerikan Donald Trump shkroi sot se prokurorët që po hetojnë rreth lidhjeve të zytarëve të fushatës së tij presidenciale në vitin 2016 me Rusinë "do të përziheshin" në zgjedhjet për në kongres që zhvillohen në muajin nëntor.

Zoti Trump nuk jep shpjegime se si ekipi i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller mund të ndërhynte në procesin e votimit për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretën e 100 vendeve të Senatit. Javën e kaluar, zoti Trump tha se kohëzgjatja e hetimit 1 vjeçar të zotit Mueller mund t’i kthejë votuesit kundër kandidatëve që mbështet ai dhe “mund të dëmtojë disi Partinë Republikane".

Në një varg postimesh në Twitter, zoti Trump e injoroi konkluzionin e bërë javën e kaluar nga Sekretari i ri i Shtetit Mike Pompeo, se zyrtarët amerikanë presin të ketë "përpjekje të vazhdueshme" nga Rusia për të ndërhyrë në zgjedhjet për në kongresin amerikan.

Ndërsa fushatat për zgjedhjet janë ende në fazat e hershme të tyre në shumë shtete, zoti Pompeo tha se ka shumë punë përpara për të zvogëluar çdo ndërhyrje ruse në zgjedhje.

Gjatë një seance në kongres diplomati më i lartë amerikan tha se administrate e presidentit Trump do të marrë "masa të përshtatshme" kundër çdo ndërhyrje ruse në zgjedhje, por pranoi se zyrtarët ende duhet të përcaktojnë se cilat mund të jenë masat efektive.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG