Në Shqipëri, mbi 60 për qind e mësuesve në gjimnaze heshtin përballë bulizmit me bazë homofobinë.
Ky është përfundimi i një sondazhi me mësuesit në 6 qytetet më mëdha të vendit.
Bulizmi me bazë homofobinë është mbizotërues tek mësuesit e shkollave të mesme të Shqipërisë.
Ambasada Pink, një organizatë e të drejtave njerëzore, publikoi sot një vëzhgim, sipas të cilit, 66 për qind e mësuesve heshtin përballë bulizmit të bazuar te homofobia.
Studimi u krye në gjimnazet e 6 qyteteve më të mëdha të vendit, ku 70 për qind e mësuesve anketuar pohuan se nuk do ta përkrahnin fëmijën e tyre, nëse do të ishte person LGBTI.
“Anketimi zbuloi një shkallë të lartë paragjykimi dhe diskriminimi ndaj personave LGBTI në raportet mësues- nxënës dhe mësuesi si prind” tha Altin Hazizaj, një veprimtar i të drejtave njerëzore nga organizata “Pink Embassy”.
Studimi i mbështetur nga ambasada amerikane, zbuloi një mungesë të madhe informimi të mësuesve mbi të drejtat e fëmijëve dhe për mbrojtjen e adoleshentëve nga dhuna, abuzimet, ngacmimet, bulizmi dhe diskriminimi.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bëri thirrje për denoncimin e rasteve të diskriminimit, në mënyrë që të dalin në dritë dhe të marrin rrugën e zgjidhjes.
Zëvendës- ministrja e arsimit Besa Shahini thotë se për t’u përballur me bulizmin dhe homofobinë në shkolla po merren disa masa të reja, që lidhen me trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.
Bulizimi është një dukuri e përhapur në shkollat shqiptare. Sipas një studimi, 1 në 5 nxënës janë prekur nga kjo bulizmi verbal, fizik dhe psikologjik.
Djemtë janë prekur më shumë nga bulizmi. 1 në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.
Aktualisht nuk ekziston ndonjë politikë specifike kundër bulizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e mësuesve mbi 70 për qind e tyre nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të përballen me këtë dukuri.
Facebook Forum