Lidhje

"Save te Children": Shqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve


Organizata Save the Children publikoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raportin “Shumë Fëmijë të Përjashtuar”, ku Shqipëria renditet në vendin 77 nga 175 vende të vlerësuara në gjithë botën.

"Save te Children": Shqipëria e fundit në rajon
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00

27 shoqata dhe rrjete zhvilluan sot një marshim proteste dhe nënshkruan një peticion për gjendjen e rëndë të fëmijëve shqiptarë në shumë fusha.

Peticioni i titulluar “Jepni llogari për fëmijët!” mblodhi në shëtitoren kryesore të Tiranës disa qindra veprimtarë.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan për vdekshmërinë foshnjore, afro 13 fëmijë/për 1000 lindje.

Fëmijët shqiptarë janë në masë të konsiderueshme anemikë, e të kequshqyer, poshtë standarteve të rritjes sipas OBSH.

Qendrat shëndetësore kanë mungesë të theksuar investimesh në aparatura. Fëmijëve rom në shumë raste iu refuzohet shërbimi shëndetësor.

Buxhetet për arsimin janë sa gjysma e vendeve të BE-së. Braktisja e shkollës arrin në nivelet 20% për fëmijët romë ndërsa mbi 45% e fëmijëve me AK.

Afro 80% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë dhune. Mbi 2000 fëmijë gjenden në situatë rruge. 50 mijë fëmijë shfrytëzohen për punë. 20% e fëmijëve jetojnë në varfëri absolute.

Mbi 100,000 fëmijë në të gjithë Shqipërinë janë të rrezikuar nga varfëria. Fëmijët përzihen edhe në 1/3 e gjithë vepra penale. Kriminaliteti fëmijëror dhe ai rinor janë kthyer sot në kërcënim serioz për të drejtat e fëmijëve.

Organizata Save the Children publikoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, raportin “Shumë Fëmijë të Përjashtuar”, ku Shqipëriarenditet në vendin 77 nga 175 vende të vlerësuara në gjithë botën. Ky pozicionim tregon se në Shqipëri ka ende fëmijë që e kanë humbur fëmijërinë e tyre.

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë foshnjore më të lartë në rajon, 13.5 vdekje për 1 mijë lindje. Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për vonesën në rritjen e fëmijëve, 23.1 për qind e fëmijëve 0-5 vjeç. Afro 8.5 % e fëmijëve shqiptarë janë jashtë sistemit arsimor të ulët dhe të mesëm. Rreth 5.1 për qind e tyre janë përfshirë në punë të rënda. Adoleshente të martuara ose në bashkejetesë janë 6.5 për qind dhe 21.8 e tyre kanë lindur fëmijë.

“Save the Children” i bëri thirrje qeverisë të sigurojë që asnjë fëmijë të mos vdesë nga shkaqe të parandalueshme ose të trajtueshme apo t'i nënshtrohet dhunës. “Asnjë fëmijë të mos i grabitet e ardhmja për shkak të kequshqyerjes, martesës së hershme të detyruar, shtatzënisë së hershme ose punës së detyruar por fëmijëve t’iu mundësohet akses në arsim cilësor dhe t’iu ofrohen mundësi për të zhvilluar potencialet e tyre” - thuhet në deklaratën e “Save the Children” për 1 Qershorin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG