Lidhje

Prokurorët: Manafort u përpoq të ndërhynte tek dëshmitarët


Njërit prej ish menaxherëve të fushatës së Donald Trumpit, Paul Manafort, i është lënë afat deri të premten për t’iu përgjigjur akuzave të prokurorëve se është përpjekur disa herë të ndikojë tek dëshmitarët, lidhur me çështje gjyqësore, që po zhvillohet ndaj tij.

Juristët që punojnë për Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller, i dërguan dje gjykatës një kërkesë, ku thuhej se Manafort dhe njëri prej sekretarëve të tij kishin kontaktuar “vazhdimisht” dy prej dëshmitarëve, në përpjekje për të ndikuar tek dëshmia e tyre.

Dy dëshmitarët nuk përmenden në kërkesën e juristëve, por prokurorët thonë se ata kanë punuar me Manafortin për organizimin e një grupi ish zyrtarësh europianë, të njohur si Grupi Hapsburg Group, që promovoi interesat e Ukrainës në Europë, si dhe në Shtetet e Bashkuara. Ndaj Manafort-it është ngritur aktpadi, mes të tjerash, për mosregjistrimin si lobist, në rastin e Grupit Hapsburg.

Manafort i ka mohuar këto akuza ndaj tij.

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, i cili po heton për mundësinë e bashkëpunimit mes fushatës së zotit Trump dhe Rusisë, i kërkoi gjykatësit të çështjes së Manafort-it, që ta rishikojë urdhërin për gjykimin e tij në liri. Kjo mund sjellë ndalimin e zotit Manford ndërkohë që është në pritje të gjyqit ndaj tij.

Ndaj Manafort-ot po ashtu janë ngritur akuza për mashtrime financiare dhe evazion fiskal në shtetin e Virxhinias. Këto akuza nuk lidhen me punën e tij si menaxher i fushatës së zotit Trump.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG