Lidhje

Tiranë: Dialog për Teatrin Kombëtar


Ministria e Kulturës, bashkia e Tiranës dhe sindikakata e artistëve shqiptarë zhvilluan sot një takim të hapur për të diskutuar mbi të ardhmen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Dy sindikatat e artistëve u shprehën kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental për hir të traditës, famës dhe historisë së tyre, duke kërkuar restaurimin e tyre.

Tiranë, çështja e Teatrit Kombëtar
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

Ata pohuan se nuk do të pranojnë shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit dhe as ndërtime kullash në këmbim të një teatri të ri.

“E vetmja pikë ku nuk lëshojmë asgjë është hapësira e Teatrit Kombëtar. Nuk lëshojmë asnjë centimetër të Teatrit Kombëtar dhe mund të bisedojmë vetëm atëherë kur autoritetet të zerojnë gjithë parapërgatitjet që kanë bërë deri për të shembur Teatrin. Ai është vendi i shenjtë i kulturës shqiptare dhe është në gjendje të mirë fizike, ndryshe nga sa gënjejnë ekspertët e qeverisë” - tha Arben Derhemi, kryetar i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtar.

Ministrja e kulturës dhe kryetari i bashkisë dëgjuan mendimet e artistëve për më shumë se 4 orë, ku u shfaqën ide nga më të ndryshmet.

Sipas kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, ndërhyrja në ndërtesën e Teatrit Kombëtar është emergjente, sepse nuk plotëson parametrat e sigurisë kushtet minimale për artistët.

Ai ftoi artistët të bëhen pjesë e negociatave me shoqërinë private, që është ofruar të ndërtojë një teatër të ri në të njëjtin vend, në këmbim të tokës pranë saj.

“Sipas vlerësimeve tona ndërtimi i teatrit shkon 4-5 fishi i një pallati. Me çmimet e Shqipërisë për 9500 m2, kostoja do të shkonte 30 milionë euro. Oferta është e sinqertë. Caktoni një përfaqësi e bashkë me mua të negociojmë me kompaninë. Ne na duhet një gjë e re. Ky nuk është një ligj për të prishur teatrin, nuk është një ligj për të ndërtuar një teatër të ri. Të bëhemi bashkë dhe të negociojmë me arkitektin” - tha zoti Veliaj.

Artistët shprehën mosbesim në negociata të rregullta, sepse sipas tyre, tashmë gjithçka është bërë fakt i kryer, dhe se qeveritarët nuk i kanë dëgjuar për shumë vite dhe tani janë në prag të një marrëveshje me një firmë ndërtimi.

Zyrtarët publikuan një projekt-ligj mbi një procedure të veçantë negocimi me shoqërinë private “Fusha shpk”, mbi projektin urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Sipas këtij projekt-ligji, komisioni do të negociojë vetëm me firmën “Fusha” për zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e godinës së re të Teatrit.

Të dyja palët duken të vendosura në qëndrimet e tyre, njëra për të mbrojtur ndërtesën ekzistuese të Teatrit Kombëtar me një histori mbi 70 vjeçare dhe pala tjetër për të këmbyer tokën përreth Teatrit me një ndërtesë të re teatrore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG