Lidhje

Imigracioni, vazhdon ribashkimi i fëmijëve me prindërit e tyre


Uashingtoni mbetet i fokusuar në polemikat e ashpra lidhur me ndarjen e familjeve të imigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë. Ndërkohë, Kongresi amerikan pritet të bëjë një përpjekje tjetër për të miratuar një projekt-ligj për reformimin e sistemit të imigracionit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Michael Bowman sjellë hollësitë.

Zyrtarët federalë thonë se kanë bashkuar më shumë se 500 fëmijë emigrantë të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre nën politikën e “Zero Tolerancë” të Presidentit Donald Trump për hyrjen e paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Më shumë ribashkime pritet të ndodhin pas nënshkrimit nga Presidenti Trump të urdhërit ekezekutiv për t’i dhënë fund ndjares së familjeve, por mbajti në fuqi ndjekjen penale të atyre që kalojnë kufirin në mënyrë të paautorizuar.

"Njerëzit tanë janë duke bërë një punë shumë të mirë në trajtimin e një situate shumë të vështirë. Ky është një problem që duhet të ishte zgjidhur vite më parë".

Ndryhimi i politikës nga ana e presidentit u përshëndet nga aleatët e tij në Kongres.

"T’i mbajmë familjet të bashkuara, dhe mos ta rikthejmë pa dashje politikën e keqe të kapjes dhe lirimit të imigrantëve,e cila thjesht ka shërbyer si një magnet për më shumë imigrim të paligjshëm", tha senatori republikan, John Cornyn.

Ndërkohë, demokratët po kritikojnë ashpër politikën e “Zero Tolerancës”

"Nuk është e logjikshme që ne të përdorim ligjet kundër prindërve që vijnë në kufi me fëmijët e tyre, sepse ata po ikin nga kërcënimi i dhunës dhe vdekjes. Nuk ka asnjë detyrim për ndjekje penale të çdo rasti të kalimit të kufirit", tha Dick Durbin, Senator Demokrat.

Politika e Presidentit Trump pritet të sfidohet. Ndjekja penale e kalimit të kufirit pa dokumente merr kohë. Një gjykatë federale ka vendosur tashmë se familjet imigrante nuk mund të mbahen të ndaluar për më shumë se 20 ditë.

Tom Bossert, Ish këshilltar i sigurisë kombëtare, marrë nga “ABC This Week”

"Ky urdhër ekzekutiv i presidentit që për synim ka trajtimin e problemit është në kundërshtim të drejtpërdrejt me gjykatësen e qarkut të nëntë (federal), e cila vendosi në vitin 2015 se edhe ndalimi i fëmijëve me prindërit është çnjerëzor. Ajo e quajti çnjerëzore politikën e presidentit Obama për ndalimin e fëmijëve dhe prindërve së bashku", thotë Tom Bossert, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare

Presidenti Trump po fajëson demokratët, duke thënë se ata "duan të mbrojnë emigrantët e paligjshëm shumë më tepër se qytetarët e vendit tonë".

"Kufij të fortë, pa krim është syinimi ynë. Demokratët duan të kenë kufij të hapur, të lejojnë të gjithë anëtarët e bandës kriminale MS-13 të hyjnë në të gjithë vendin tonë", tha Presidenti.

"Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve. Ata kanë 240 ligjvënës. Unë jam në pakicë. Ata kontrollojnë Senatin. Demokratët janë në pakicë. Ata kontrollojnë Shtëpinë e Bardhë. Ata kontrollojnë çdo aspekt të qeverisjes dhe thonë: 'Pse demokratët nuk e rregullojnë problemin?' thotë ligjvënësi demokrat Luis Gutuerrez.

Javën e kaluar, një projekt-ligj republikan për të kufizuar dhe reformuar sistemin e imigracionit në Shtetet e Bashkuara dështoi në Dhomën e Përfaqësuesve. Një plan alternativ republikan mund të hidhet në votimkëtë javë, por edhe ai nuk ka gjasa të miratohet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG