Lidhje

Miqtë e Shqipërisë diskutojnë perpsektivën evropiane


Në Bruksel ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati mori pjesë sot në mbledhjen e Grupit të Miqve të Shqipërisë, ku përfaqësoheshin shefat e Diplomacisë të një numri të konsiderueshëm vendesh anëtare

Mbledhja në të cilën merrte pjesë dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini, u zhvillua me nismën e ministrit të Jashtëm grek. Në fokus të saj ishte diskutimi për rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian ka dhënë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe zhvillohet në prag të takimit të kryeministrave të vendeve anëtare të 28 dhe 29 qershorit ku do të duhet të merret dhe vendimi.

Ndërsa Gjermania, një nga vendet me peshë të rëndësishme në BE, është në favor të hapjes së bisedimeve, por me kushte, problem për një vendim të favorshëm ndaj Shqipërisë mund të përbëjë Hollanda, parlamenti i së cilës votoi kundër, javën e shkuar. Ndonëse qëndrimi nuk është detyrues për qeverinë hollandeze, sërish pozicioni i kësaj të fundit komplikohet.

Më i rëndësishëm është qëndrimi i Francës, e cila ende nuk ka vendosur. Vendimi i takon drejtpërdrejt presidentit Emmanuel Macron, i cili ka si objektiv kryesor reformimin e vetë BE-së, përpara zgjerimit, si dhe ndodhet nën trysnin e forcave politike franceze që janë kategorikisht kundër avancimit të këtij procesi me vende të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG