Lidhje

Greqi, peshkatarët paguhen për të prishur varkat e tyre


Fisherman Panagiotis Pagonis, 72, (L) and his fellow fisherman Dimitris Karapetsas, 67, are seen onboard Pagonis' boat "Katerina" off the shores of Asprovalta, Greece, June 11, 2018.

Greqi, peshkatarët paguhen për të prishur varkat e tyre

Pagesat mund të shkojnë edhe në rreth 300 mijë dollarë për një varkë

Një program i Bashkimit Evropian dhe Greqisë synon të mbrojë detin dhe rezervat e peshkut në Mesdhe. Për të ndalur mbipeshkimin, programi u ofron pagesa deri në rreth 300 mijë dollarë peshkatarëve që bien dakord të prishin varkat e tyre dhe të dorëzojnë liçensat e peshkimit.

Ndërsa dielli lind mbi Mesdheun, peshkatari grek Panajotis Pagonis po kthehet pas një tjetër udhëtimi të kotë.

Ai thotë se situata është shumë e keqe.

“E kam bërë këtë punë për 67 vite. Kam udhëtuar praktikisht në të gjithë Greqinë dhe tashmë kam arritur fundin”, thotë zoti Pagonis.

Peshkimi ka rënë me 50% gjatë viteve të fundit, dhe ai thotë se kjo është për shkak të mbipeshkimit dhe ndotjes.

Por, qeveria greke sapo i ka ofruar “shpëtimin”.

Zoti Pagonis vështron se si varka e tij copëtohet. Ai është vetëm një nga qindra peshkatarë që po dorëzojnë varkat dhe liçencat, në këmbim të parave. Pagesat mund të shkojnë deri në rreth 300 mijë dollarë.

Është pjesë e një plani të përbashkët të BE-së dhe Greqisë, për t’i inkurajuar njerëzit që ta lënë këtë profesion.

Qëllimi është që të mbrohen rezervat e peshkut dhe të ndalet mbipeshkimi.

Pas vitesh krize ekonomike me rroga të ulëta dhe 1/5-tën e të rriturve pa punë, për shumë njerëz kjo ofertë është tërheqëse.

Sipas agjensisë evropiane të mjedisit, rezervat e peshkut në Mesdhe kanë rënë në nivel kritik. Megjithatë, largimi i njerëzve nga një profesion ka ndikime edhe më të gjera.

“Duan të mbrojnë detin duke ndalur mbipeshkimin. Por, duke shkatërruar varkat, po na shkatërrojnë edhe neve. Do të na lënë pa punë”, thotë Yannis Prasinos, prodhues varkash.

Për prodhuesit e varkave nuk parashikohet ndonjë kompensim.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG