Lidhje

Komisioneri europian për zgjerimin viziton Tiranën


Në Shqipëri, vizita e Komisionerit europian të Zgjerimit shënoi nisjen e procesit të vlerësimit analitik, i cili do t'i paraprijë hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian, të parashikuara për Qershorin e ardhshëm.

Zyrtarizimi i këtij procesi i cili synon të identifikojë sipas 35 kapitujve të bisedimeve, situatën e legjislacionit shqiptar përballë atij europian, u bë në një mbledhje të përbashkët të kabinetit qeveritar me Komisionerin Hahn dhe përfaqësuesit e tjerë të Komisionit që e shoqëronin.


Zoti Hahn, saktësoi se ky është një process në të cilin kanë kaluar dhe vendet e tjera e të cilit do t'I nënshtrohen dhe shtetet e tjera kandidate, duke theksuar se "sa më e mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik nga të gjitha institucionet e përfshira, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet gjatë kësaj faze, aq më mirë do të jetë për çeljen e negociatave".


Nga ana e tij kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pala shqiptare ka përcaktuar tanimë dhe strukturat që do të përfshihen në procesin i cili do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm dhe për Europën Ditmir Bushati, ndërsa çdo ministri do të ketë dhe njësinë e vetë të bisedimeve. Ai tha gjithashtu se qeveria është angazhuar për të mbështetur dhe financiarisht procesin me shtim fondesh dhe burimesh njerëzore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG