Lidhje

Pheniani nis çmontimin e objekteve në stacionin satelitor


Një grup me qendër në SHBA që vëzhgon Korenë e Veriut, tha se imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka filluar çmontimin e objekteve kyçe në stacionin e lëshimeve satelitore Sohae në bregun veriperëndimor të vendit.

Sipas Grupit vëzhgues “38 North”, imazhet tregojnë çmontimin e një ndërtese përpunimi, ku montohen mjetet e lëshimit përpara se të zhvendosen në platformën e nisjes.

Analisti Joseph Bermudez i këtij grupi e quajti këtë zhvillim një "hap të parë të rëndësishëm drejt përmbushjes së një angazhimi" të bërë nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë samitit të tij me Presidentin Donald Trump në Singapor.

Të hënën, Presidenti Trump deklaroi se ai është "shumë i kënaqur" me ritmin e negociatave me Korenë e Veriut për t'i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Phenianit, duke hedhur poshtë njoftimet e lajmeve që pohojnë të kundërtën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG